EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Akademia e Financave Publike organizoi trajnimin me temë: “Regjistri i shfrytëzuesve buxhetorë dhe menaxhimi i planeve financiare”

Akademia e Financave Publike organizoi trajnimin me temë: “Regjistri i shfrytëzuesve buxhetorë dhe menaxhimi i planeve financiare”

Sot në ambientet e Ministrisë së Financave u mbajt trajnim njëditor me temë “Regjistri i shfrytëzuesve buxhetorë dhe menaxhimi i planeve financiare” me qëllim përforcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e menaxhimit të financave publike.

Trajnimi ishte i dedikuar për përfaqësuesit e institucioneve arsimore në nivel lokal që po punojnë aktivisht me këtë tematikë.

Qëllimi i trajnimit ishte t’i informonte pjesëmarrësit me Regjistrin e shfrytëzuesve buxhetorë dhe menaxhimin e planeve financiare. Trajnimi u mundësoi pjesëmarrësve pa përvojë paraprake të fitojnë njohuri bazë rreth proceseve të hapjes dhe mbylljes së llogarive të shfrytëzuesve buxhetorë, ndryshimit të kartonëve të nënshkrimit të depozituara për shkak të ndryshimeve të statusit, ndryshimit të emrit, ndryshimit të udhëheqësit, ndryshimit të nënshkruesve shtesë dhe ndryshimit të vulës, si dhe menaxhimit të planeve financiare. Me këtë krijohet një bazë e qëndrueshme për zhvillimin e tyre të mëtejshëm profesional në fushën e punës së Thesarit.

Trajnimin e realizoi Atanas Ançevski nga Sektori i Thesarit, i cili, përmes përvojës së tij profesionale dhe qasjes interaktive, mundësoi bartjen cilësore të njohurive dhe aftësive praktike.

 

Përmes kombinimit të ligjëratave, punës në grupe dhe diskutimeve interaktive, pjesëmarrësve iu mundësua të kuptojnë përmbajtjen dhe në  mënyrë të pavarur  të dorëzojnë, në kohë dhe me saktësi, dokumentacionin e plotë, të rregullt dhe të kompletuar, si dhe  monitorimin e saktë të planeve financiare.

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit fituan aftësi praktike për përgatitjen e dokumentacionit të plotë dhe të saktë në përputhje me Udhëzimet për punën e thesarit, veçanërisht në fushën e hapjes dhe mbylljes së llogarive. Njëkohësisht, pjesëmarrësit zhvilluan kuptimin e qëllimit dhe strukturës së planeve financiare, si dhe dorëzimin e tyre të saktë dhe monitorimin e vazhdueshëm. Këto njohuri dhe aftësi do t’u mundësojnë atyre në të ardhmen që në mënyrë të pavarur, në kohë dhe në mënyrë të saktë të përgatisin dhe të dorëzojnë dokumentacionin e plotë dhe të saktë, si dhe të monitorojnë në mënyrë efektive procesin e planifikimit financiar.

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu