6 tetor 2026, Shkup – Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, mori pjesë në Forumin rajonal “Beyond Compliance: Financial Reporting for Growth and Jobs”, të organizuar në kuadër të programit REPARIS for SMEs, i cili zbatohet nga (CFRR) e Bankës Botërore.
Në kuadër të panelit të diskutimit hyrës, kushtuar rëndësisë së raportimit financiar për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës, Jankullovski theksoi përkushtimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Financave për zbatimin e qëndrueshëm të standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar, si dhe për avancimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe institucional në fushën e kontabilitetit dhe revizionit.
“Raportimi cilësor financiar nuk nënkupton vetëm përmbushjen e detyrimeve rregullatore, por përbën instrument të rëndësishëm për përforcimin e besimit të investitorëve, përmirësimin e qeverisjes korporative dhe krijimin e kushteve më të favorshme për investime, qasje në financim dhe rritje ekonomike”, theksoi Jankullovski.
Ai theksoi se prioritet i Ministrisë së Financave është kalimi nga harmonizimi ligjor drejt zbatimit efektiv të standardeve ndërkombëtare, përmes përforcimit të kapaciteteve institucionale, avancimit të kompetencave profesionale dhe fuqizimit të mekanizmave të mbikëqyrjes dhe kontrollit.
Vëmendje e veçantë iu kushtua transparencës financiare dhe qeverisjes korporative në ndërmarrjet me pronësi shtetërore, të cilat të paraqesin shembuj të menaxhimit llogaridhënjës së përgjegjshme dhe efikase të burimeve publike.
“Informacioni financiar i besueshëm, i krahasueshëm dhe në kohë është parakusht për vendime më të mira investimi dhe ndarje më efikase të kapitalit. Qëllimi ynë është të ndërtojmë sistem në të cilin raportimi financiar do të krijojë vlerë të vërtetë ekonomike, veçanërisht përmes mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe mobilizimit të kapitalit privat”, theksoi zëvendësministri.
Forumi ishte mundësi për të shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira ndërkombëtare midis përfaqësuesve të qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, organeve rregullatore dhe komunitetit profesional, me fokus në rolin e raportimit financiar modern në përmirësimin e klimës së investimeve dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.