14 tetor 2026, Shkup – Sot, zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, në Ministrinë e Financave realizoi takim me delegacionin e nivelit të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të udhëhequr nga Rene van Hel, anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Gzhegozh Zelinski, drejtor ekzekutiv për Evropën Qendrore dhe Juglindore.
Në këtë takim u diskutua situata aktuale makroekonomike, realizimi i projekteve infrastrukturore dhe energjetike, tranzicioni i gjelbër, përkrahja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Zëvendësministri Jankullovski theksoi angazhimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Financave për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, konsolidimin fiskal dhe zbatimin e reformave strukturore, me qëllim të stimulimit të investimeve, rritjes ekonomike dhe përmirësimit të standardit të jetesës së qytetarëve.
BERZH-i është një nga partnerët e rëndësishëm financiarë ndërkombëtarë të vendit, me 219 projekte të aprovuara deri më tani, me vlerë të përgjithshme prej rreth 3.2 miliardë eurove.
Në këtë takim u konfirmua angazhimi i përbashkët për vazhdimin dhe përforcimin e partneritetit strategjik, me fokus në realizimin e projekteve prioritare zhvillimore dhe sigurimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe afatgjatë.