19 shtator, Prilep – Ministria e financave thellon bashkëpunimin me komunitetin akademik. Sot u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit mes Ministrisë së Financave dhe Fakultetit Ekonomik “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir. Memorandumin e nënshkroi zëvendësministri i Financave prof.dr. Nikollçe Jankullovski dhe dekania e Fakultetit të Ekonomisë – Prilep prof.dr. Tatjana Spaseska.
Memorandumi u jep mundësi të dy institucioneve të shkëmbejnë njohuritë, përvojat dhe ekspertizat, realizimin e aktiviteteve dhe iniciativave të përbashkëta, si dhe lidhjen më të madhe të komunitetit shkencor dhe profesional me proceset e krijimit dhe zbatimit të politikave në fushën e financave publike.
Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua gjatë Konferencës së XIV-të Ndërkombëtare EBSiDE 2026, të organizuar nga Fakulteti Ekonomik – Prilep, ku zëvendësministri Jankullovski mbajti ligjëratë plenare me temë “Nga dixhitalizimi drejt financave publike inteligjente”.
Në fjalën e tij, ai u ndal te transformimi i financave publike – nga shërbimet dixhitale drejt atyre të integruara, sisteme menaxhimi të sigurta dhe mbi bazën e të dhënave, si dhe te reformat në menaxhimin e financave publike, administratën tatimore dhe doganore.
Theks i veçantë iu kushtua hapave të mëtejshëm drejt rritjes së interoperabilitetit, avancimit të analizës së të dhënave dhe zbatimit të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale, në drejtim të marrjes së vendimeve më cilësore dhe në kohë.