15 shtator 2026, Shkup – “Realizimi i buxhetit” ishte tema e trajnimit të organizuar nga Sektori i Akademisë së Financave Publike, i cili u mbajt sot në Ministrinë e Financave.
Trajnimi ishte i destinuar për përfaqësuesit e institucioneve në sektorin publik të cilët, në kuadër të detyrave të tyre të punës, janë të përfshirë në proceset që lidhen me planifikimin, menaxhimin dhe realizimin e mjeteve buxhetore. Gjatë trajnimit u trajtuan çështje që lidhen me procesin e realizimit të mjeteve të buxhetit, procedurat dhe rregullat që zbatohen gjatë realizimit të mjeteve buxhetore, si dhe roli dhe përgjegjësitë e pjesëmarrësve në këtë proces.
Vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit praktik të rregullave dhe procedurave gjatë realizimit të buxhetit, me qëllim që pjesëmarrësit të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për zbatimin e drejtë dhe efikas të proceseve buxhetore.
Trajnimi është pjesë e aktiviteteve të Sektorit të Akademisë së Financave Publike, të destinuara drejt avancimit të vazhdueshëm të njohurive dhe kompetencave profesionale të të punësuarve në sektorin publik në fushën e financave publike.