6 prill 2026, Shkup – Ministria e Financave dhe projekti IPA “Përkrahje për zbatimin e programit të reformës së financave publike 2024–2027”, në periudhën nga 31 marsi deri më 3 prill 2026, organizoi dy punëtori me temë “Standardet globale për revizionin e brendshëm”.
Punëtoritë u mbajtën në hapësirat e Ministrisë së Financave, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për përforcimin e sistemit të financave publike dhe për përmirësimin e kapaciteteve profesionale të revizionit të brendshëm në sektorin publik. Qëllimi i punëtorive ishte ofrimi i përkrahjes strategjike dhe praktike për përmirësimin e revizionit të brendshëm, si funksion kryesor në sistemin e menaxhimit të mirë.
Punëtoritë kanë për qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të revizorëve të brendshëm, me theks të veçantë në zbatimin praktik të standardeve globale për revizionin e brendshëm.
Punëtoritë ishin parashikuar për revizorët e brendshëm nga sektori publik, të cilët përmes qasjes interaktive patën mundësi të shkëmbejnë përvoja, të diskutojnë për sfidat me të cilat po përballen në punën e përditshme, si dhe të njihen me praktikat e mira dhe qasjen bashkëkohore metodologjike. Kontribut të veçantë në cilësinë e trajnimeve dhanë ekspertët prof. dr. Boris Tushek dhe Ljerka Cërnkoviq, të cilët, përmes përvojës së tyre shumëvjeçare dhe ekspertizës së dëshmuar, siguruan një qasje të nivelit më të lartë profesional dhe akademik ndaj trajtimit të temës.
Me realizimin e këtyre punëtorive konfirmohet angazhimi i institucioneve ndaj përforcimit të vazhdueshëm të standardeve profesionale dhe përmirësimi i funksionit të revizionit të brendshëm, si një nga mekanizmat krucialë për të siguruar menaxhimin efikas, transparent dhe të përgjegjshëm të mjeteve publike.
Punëtoritë u organizuan në bashkëpunim me Sektorin e Akademisë së Finnacave Publike dhe Sektorin e Harmonizimit Qendror të Sisitemit të
Kontrollit të Brendshëm Financiar në Sektorin Publik pranë Ministrisë së Financave.