EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Trajnim me temë “Procedura për lirimin (kthimin) e TVSH-së gjatë realizimit të donacioneve dhe sponsorizimeve në veprimtaritë publike”

Trajnim me temë “Procedura për lirimin (kthimin) e TVSH-së gjatë realizimit të donacioneve dhe sponsorizimeve në veprimtaritë publike”

27 mars 2026, Shkup - Në organizimin e Ministrisë së Financave, nëpërmjet Sektorit të Akademisë së Financave Publike, u mbajt trajnimi me temë “Procedura për lirimin (kthimin) e TVSH-së gjatë realizimit të donacioneve dhe sponsorizimeve në veprimtaritë publike”. Trajnimi ishte parashikuar në Programin vjetor të trajnimeve në fushën e financave publike për vitin 2026 dhe ishte i dedikuar për punonjësit e sektorit publik që punojnë në këtë fushë dhe kanë përvojë të kufizuar ose fillestare në zbatimin e dispozitave që lidhen me tatimin mbi vlerën e shtuar.

Trajnimi u zhvillua nga Dejan Nikollovski dhe Petar Robeski nga Sektori i të Ardhurave Publike dhe Politikës Tatimore dhe Doganore.

Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i njohurive dhe aftësive praktike të pjesëmarrësve në lidhje me procedurën e lirimit dhe kthimit të TVSH-së gjatë kryerjes së donacioneve dhe sponsorizimeve në aktivitetet publike, në përputhje me Ligjin për Donacionet dhe Sponsorizimet në Aktivitetet Publike. Theks i veçantë iu kushtua njohjes së tyre me kornizën ligjore dhe nënligjore përkatëse, procedurat administrative, si dhe kushtet për zbatimin e duhur të procedurës së kthimit të TVSH-së.

Trajnimi trajtoi tema që lidhen me përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit, përllogaritjen dhe paraqitjen e saktë të TVSH-së, si dhe procedurën për paraqitjen e kërkesës për kthimin e TVSH-së. Përveç kësaj, iu kushtua vëmendje edhe planifikimit dhe optimizimit tatimor, si dhe menaxhimit të riskut tatimor, me qëllim të zvogëlimit të mundësisë së gabimeve dhe sigurimit të harmonizimit me rregullativën në fuqi.

Përmes qasjes interaktive, shembujve praktikë dhe diskutimeve, pjesëmarrësit patën mundësinë të fitonin njohuri të zbatueshme dhe të shkëmbenin përvoja dhe praktika të mira, si dhe të merrnin në konsideratë sfidat me të cilat përballen në punën e tyre të përditshme.

Trajnimi kontribuoi në avancimin e ekspertizës së pjesëmarrësve, duke përmirësuar aftësitë e tyre për t'i zbatuar siç duhet procedurat që lidhen me TVSH-në, si dhe duke rritur efikasitetin dhe efektivitetin e proceseve financiare në institucionet e sektorit publik.
 
Ministria e Financave, nëpërmjet Sektorit të Akademisë së Financave Publike, mbetet e përkushtuar ndaj edukimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të punonjësve të sektorit publik, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së menaxhimit të financave publike dhe proceseve në institucione.
Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu