EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Trajnim i realizuar me temë: "Sigurimi i mjeteve nga huadhënës të huaj për financimin e projekteve konkrete të bartësit të borxhit publik“

Trajnim i realizuar me temë: "Sigurimi i mjeteve nga huadhënës të huaj për financimin e projekteve konkrete të bartësit të borxhit publik“

20 prill 2026, Shkup – Sot, në hapësirat e Ministrisë së Financave, në drejtim të përforcimit të kapaciteteve institucionale dhe përmirësimit të menaxhimit të financave publike, u realizua trajnimi njëditor me temë “Sigurimi i mjeteve nga huadhënës të huaj për financimin e projekteve konkrete të bartësit të borxhit pubik”.

Trajnimi ishte i dedikuar për përfaqësuesit e ministrive, ndërmarrjet publike dhe shoqëritë tregtare në pronësi shtetërore, të cilët po punojnë aktivisht në përgatitjen, financimin dhe zbatimin e projekteve, me theks të veçantë në projektet e mëdha infrastrukturore.

Qëllimi i trajnimit ishte rritja e kapacitetit të pjesëmarrësve për sigurimin e burimeve financiare të favorshme, stabile dhe të qëndrueshme, në përputhje me kornizën ligjore të borxhit publik. Përmes qasjes interaktive, pjesëmarrësit kishin mundësinë t’i thellonin njohuritë e tyre për instrumentet financiare (huatë dhe grantet), të informoheshin lidhur me dispozitat përkatëse të Ligjit të Borxhit Publik dhe të zhvillonin shkathtësi praktike për përgatitjen dhe zbatimin e strukturave financiare për projektet.

Trajnimin e realizuan trajnueset Dragana Filipovska dhe Ana Dimitrievska nga Sektori Marrëdhënieve Financiare Ndërkombëtare, të cilat përmes përvojës së tyre profesionale dhe qasjes interaktive mundësuan bartje cilësore të njohurive dhe shkathtësive praktike.

Përmes kombinimit të ligjëratave, punës në grup dhe diskutimeve interaktive, pjesëmarrësit përvetësuan njohuri dhe shkathtësi konkrete, ku do të mundësohet planifikimi, negocimi dhe shfrytëzimi më efikas i mjeteve nga burime të huaja.

Efekti i pritshëm nga trajnimi është rritja e efikasitetit në proceset e sigurimit të mjeteve financiare, si dhe realizimi më i suksesshëm dhe në kohë i projekteve me interes publik, gjë që kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike.

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu