EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Trajnim për menaxhimin e risqeve në sektorin publik

Trajnim për menaxhimin e risqeve në sektorin publik

23 prill 2026, Shkup – Nën organizimin e Sektorit të Akademisë së Financave Publike, sot në Ministrinë e Financave u mbajt trajnimi me temë “Menaxhimi i risqeve”. Trajnimi ishte destinuar për të punësuarit në sektorin publik të cilët morën pjesë në mënyrë aktive në proceset e identifikimit, analizës dhe menaxhimit të risqeve në kuadër të institucioneve të tyre. Trajnimi, po ashtu, kishte për qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive përmes zbatimit të qasjeve dhe metodave praktike për menaxhim më efikas të riskut dhe përmirësimin e proceseve të vendimmarrjes.

Trajnimi u implementua nga ekspertë të fushës – punonjës në Sektorin e Harmonizimit Qendror të Kontrollit të Brendshëm Financiar në  Sektorin Publik në Ministrinë e Financave, të cilët përmes qasjes interaktive dhe shembujve praktikë, ofruan një kuptim më të thellë të koncepteve kryesore që lidhen me menaxhimin e risqeve.

Po ashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbenin përvoja nga institucionet e tyre dhe të diskutonin sfidat me të cilat përballen në zbatimin praktik të proceseve të menaxhimit të risqeve. Përmes ndërveprimit aktiv dhe punës mbi shembuj nga situata reale, u identifikuan praktikat e mira dhe mundësitë për përmirësimin e qasjeve ekzistuese.

Trajnimi u vlerësua si veçanërisht i dobishëm për përforcimin e vetëdijes mbi rëndësinë e identifikimit dhe menaxhimit në kohë të risqeve, si element kryesor për menaxhim efikas dhe të përgjegjshëm në sektorin publik.

Ngjarja kontribuoi në përforcimin e kapaciteteve institucionale në fushën e menaxhimit të risqeve dhe në avancimin e zbatimit të qasjeve sistematike në punën e institucioneve të sektorit publik.

Duke pasur parasysh nevojën e rritur për një menaxhim sistematik dhe  të standardizuar të risqeve në institucionet e sektorit publikky trajnim paraqet  përgjigje ndaj kërkesave të qartatë shprehura nga institucionet për përforcimin e kapaciteteve në këtë fushë. Duke marrë parasysh relevancën e lartë të temës dhe interesin nga ana e institucioneveSektori i Akademisë së Financave Publike në bashkëpunim me Sektorin e Harmonizimit Qendror të Kontrollit të Brendshëm

Financiar në Sektorin Publikdo të vazhdojë me riorganizimin e tij në periudhën e ardhshmeme qëllim që të mundësohet përfshirja e  numrit sa më të madh të punonjësve dhe përmirësimi i vazhdueshëm i praktikave për menaxhimin e risqeve.

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu