26 gusht, Shkup - Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Financave, Andriana Matlioska, u takua me përfaqësuesin e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), Bjorn Gabriel. Bisedat u orientuan drejt avancimit të bashkëpunimit me BEI-në, veçanërisht në fushën e sigurimit të instrumenteve të favorshme financiare për përkrahjen e kompanive vendase dhe përforcmin e konkurrencës së tyre në treg.
Në suaza të këtij takimi, u theksua gjithashtu rëndësia e financimit të projekteve sinjifikative infrastrukturore, të cilat janë bazë për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ministria e Financave dhe BEI-ja vijojnë me përkushtimin e tyre për zbatimin e përbashkët të projekteve që do të kontribuojnë në investime të reja, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike.