Letrat shtetërore me vlerë (LSHV) janë letra me vlerë, pa rrezik të emetuara nga Ministria e Financave në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë se Veriut.

LSHV-të shiten përmes ankandeve të organizuara nga Agjenti i Ministrisë së Financave, e cila është Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në ankande, në mënyrë të drejtëpërdrejtë mund të  marrin pjesë  vetëm pjesëmarrësit e autorizuar (të gjitha bankat në RM), ndërsa të gjithë rezidentët dhe jo rezidentët e tjerë  të interesuar mund të marrin pjesë në mënyrë jo të drjtpërdrejtë, përkatësisht përmes bankave.

Vlera nominale e një LSHV është 10.000.00 denarë. Bonot shtetërore emetohen dhe jepen me vlerë nominale, ndërsa paguhen me vlerë diskonte. Flëtëobligacionet shtetërore emetohen dhe paguhen në vlerën nominale, ndërsa  shiten me çmimin e arritur në ankand dhe deri në maturimin e tyre paguhet interes të  kuponit gjysmëvjetor ose vjetor.

HISTORIKU – Ankandi i parë i LSHV u realizua në muajin janar të vitit 2004 me emetimin e bonove shtetërore 3 mujore. Për shkak të fushatës promovuese dhe interesit të madh të investitorëve për këtë instrument të parrezikshëm, në të njëjtin vit u promovua edhe bonoja shtetërore 6 mujore. Si rezultat i kësaj tendence në vitin 2005 u promovuan bonot shtetërore 12 mujore dhe emetimi i parë i fletëobligacioneve shtetërore 2 vjeçare.

Pas këtij zhvillimi të shkurtër, por ekspanziv, Ministria e Financave tashmë ka vendosur praktikën e mbajtjes së ankandeve të rregullta të LSHV. Orari i ankandeve të planifikuara të letrave shtetërore me vlerë përcaktohet më saktësisht në kalendarin e emetimit të letrave shteterore me vlerë. Kalendari publikohet në faqen e internetit të Ministrisë së Financave.

Nga fillimi i emetimit të letrave shtetërore me vlerë, portofoli i këtij  instrumenti përbëhej nga bonot shtetërore 1 mujore, 3 mujore, 6 mujore dhe 12 mujore dhe fletëobligacionet shtetërore  me afat maturimi prej 2 vjet, 3 vjet, 5 vjet, 10 vjet dhe 15 vjet.

Për informacione më të hollësishme, ju lutemi na kontaktoni në numrat e telefonit: 3255 424 dhe 3255 423.

 

 

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.