3 prill 2020, Shkup – Së shpejti do të arrijnë mjete nga Fondi Monetar Ndërkombëtar nga injektime të likuiditetit të huaj, të cilat pritet të arrijnë këtë muaj, tha ministrja e Financave Nina Angellovska në një intervistë për “Brifingun e Mëngjesit” dhe shtoi se poashtu do të shfrytëzohen edhe mjete nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe tejkalimi deri në eurobond. Ajo theksoi se këto mjete do të përdoren për disa muaj, në përputhje me nevojat për injektimin e mjeteve në ekonomi dhe se sipas nevojës do të miratohen edhe masa të reja.

– Biseduam me Bankën Botërore, gjithashtu e dini se zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane njoftoi se edhe nga BE-ja, po marrim ndihmë të caktuar, si shpërblimin prej 50 milionë euro, e më pas hua deri në eurobond. Mjetet që mund t’i presim më shpejtë janë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe më pas nga të tjerët, deri në fillim të muajit maj ose në fund të muajit prill. Këto mjete nuk janë vetëm për një muaj, ato janë të mjaftueshme që të funksionojmë në muajt e ardhshëm, në varësi të asaj se sa mjete do të nevojiten për injektimin e likuiditetit në ekonomi. Këto janë masat e para që janë prezantuar, në vazhdimësi do ta monitorojmë situatën, do të shohim sesi do të bëhet shfrytëzimi dhe se si do të zhvillohen ngjarjet, që të ndërmarrim edhe hapa të tjera që do të jenë të nejvojshme – thotë Angellovska.

Në njërën nga mbledhjet e ardhshme të qeverisë, duhet të kalojë letra e synimeve për FMN-në e cila u nënshkrua edhe nga zëvendësministrja shtesë, theksoi Angellovska.

Ajo tha se këtë vit, në bazë të borxhit të jashtëm, maturojnë për pagesë 440 milionë euro, ndërsa plani në tregun e brendshëm të letrave me vlerë është të emetohen 450 milionë euro, nga të cilat një pjesë destinohen për kthimin e detyrimeve të vjetra, ndërsa huamarrja neto është planifikuar në 200 milionë euro neto. Një pjesë e atyre borxheve të vjetra prej 440 milionë euro tashmë janë shlyer – pjesa më e madhe në muajin janar, ndërsa pjesa tjetër maturon në muajin dhjetor, në fund të vitit, që në një mënyrë është e favorshme, pasi nuk kemi më nevojë për të shlyer borxhet e vjetra në dy tremujorët e ardhshëm, theksoi Angellovska.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.

Close Search Window