Gordana Dimitrieska-Koçoska është magjistre në shkencat ekonomike. Ka diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në vitin 2006 si studente e gjeneratës në lëndën “Makroekonomia”. Ka magjistruar në fushën e menaxhmentit financiar me temë “Raportimi financiar dhe fluksi financiar si mjete menaxheriale gjatë procesit të vendimmarrjes” në Institutin Ekonomik – Shkup pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.
Dimitrieska-Koçoska e përsos arsimin e saj me specializime të shumta në fushën e financave dhe kontrollit dhe posedon një serë trajnimesh dhe certifikatash. Ndër to është edhe Akadamia e Kontrollit Njëvjeçar, e realizuar nga Qendra e Menaxhmentit - Beograd, e licencuar nga CA AKADEMIE AG - Minhen, Programi njëvjeçar për analist të certifikuar të kontabilitetit, i realizuar nga Akademia ABIT - Shkup. Gjithashtu, ajo ndjek trajnime dhe seminare: “Kaizen foundation”, organizuar nga Qendra e Menaxhmentit - Beograd, “Zhvillimi dhe rritja e kompetencës profesionale dhe personale të menaxherëve nga ato potencialë te ato të talentuar” - Kroaci nga Organizata e Psikologjisë, Analiza CAPEX e organizuar nga Qendra e Menaxhmentit Beograd, “Cash flow analyses”, organizuar nga Qendra e Menaxhmentit - Beograd, “Analiza e raporteve financiare”, organizuar nga Qendra e Menaxhmentit - Beograd. Gjithashtu është pjesëmarrëse aktive edhe në kongrese.
Ajo ka një karrierë të pasur në fushën e konsulencës financiare dhe bankingut korporativ. Në vitin 2006, ishte e angazhuar në Telekomin e Maqedonisë në Njësinë e Tatimeve, në vitin 2006-2007 ishte pejsë e Kabinetit të Ministrit pranë Ministrisë së Financave, Njësia e Borxhit Publik, nga viti 2007 deri në vitin 2014 ishte në Sektorin e Bankingut Korporativ në Bankën “Stopanska”, nga viti 2014 deri në vitin 2017 ishte anëtare e BD dhe drejtoreshë e financave në SHA Elektranat e Maqedonisë, nga viti 2018 deri në vitin 2020 ishte konsulente financiare në fushën e kontrollit, financave dhe tatimeve në SHPKNJP KFK, ndërsa nga viti 2020 deri në vitin 2024 gjithashtu ishte konsulente financiare në fushën e kontrollit, financave dhe tatimeve në SHPKNJP KFK.
Në vitin 2020, Dimitrieska - Koçoska kishte pozitën e zëvendësministres plotësuese të Financave në Qeverinë teknike të Republikës së Maqedonisë.
Dimitrieska - Koçoska, përveç gjuhës amtare, respektivisht maqedonishtes, zotëron edhe anglishten dhe spanjishten. Ajo është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëve.