Sistemi tatimor dhe doganor i Republikës së Maqedonisë

Republika e Maqedonisë ka krijuar një sistem të thjeshtë tatimor që karakterizohet me norma të ulëta të tatimeve, duke e bërë atë një nga më konkurruesit në Evropë. Sistemi tatimor përbëhet nga tatimet e drejtpërdrejta (tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi pronën) dhe tatimet indirekte (tatimi mbi vlerën e shtuar dhe akcizat). Vendosja e tatimit të barabartë prej 10% në tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat personale, ka thjeshtëzuar administrimin e tatimeve dhe ka stimuluar funksionimin e kompanive. Konsumi në Republikën e Maqedonisë tatohet me një normë të përgjithshme prej 18% dhe një normë preferenciale prej 5% të tatimit mbi vlerën e shtuar. Politika doganore është në funksion të rritjes së aftësisë konkurruese të ekonomisë maqedonase, përmes uljes së shpenzimeve të punës së subjekteve ekonomike dhe mbrojtjes së tyre nga konkurrenca jolojale, lehtësimin, përshpejtimin dhe thjeshtëzimin e procedurave doganore.

Tatime

Dogana

Akciza

Shmangia e tatimimit të dyfishtë

Procedura e shkallës së dytë

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.

Close Search Window