Departamenti i Planifikimit Strategjik kryen punët dhe detyrat në lidhje me: çështjet që lidhen me procesin e planifikimit afatmesëm të politikave dhe aktiviteteve të Ministrisë dhe organeve brenda tyre dhe harmonizimin e tyre me shumat e buxhetuara në përputhje me Manualin për përgatitjen e planit strategjik, Metodologjin për planifikimin strategjik dhe përgatitjen e programit vjetor të punës së Qeverisë së RSM përmes: përcaktimit, monitorimit dhe rishikimit të misionit dhe vizionit të ministrisë në përputhje me rrjedhën dhe rezultatet e proceseve të reformës; përcaktimin, definimin dhe azhurnimin e prioriteteve dhe qëllimeve afatmesme të Ministrisë, në përputhje me qëllimet dhe përparësitë e Qeverisë së RSM; analizimin e situatës ekzistuese të brendshme dhe të jashtme në fushat e kompetencës së Ministrisë; përgatitjen e analizave PEST dhe SWOT; përcaktimin e programeve, nënprogrameve dhe projekteve për arritjen e qëllimeve të parashikuara afatmesme; formulimin e strategjive për secilin program të përcaktuar; përcaktimin e masave, aktiviteteve dhe identifikimin e rreziqeve të mundshme për secilin program; përcaktimin dhe harmonizimin e implikimeve fiskale për secilin program me fondet buxhetore për realizimin e programeve të përcaktuara; përgatitjen e një plani për implementimin e programeve dhe projekteve për arritjen e qëllimeve dhe prioriteteve; identifikimin dhe definimin e treguesve të performancës dhe definimin e mekanizmave për monitorimin e zbatimit; kryerjen e monitorimit dhe vlerësimit të arritjeve; përgatitjen e mendimeve, informacioneve, raporteve vjetore dhe tremujore për zbatimin dhe arritjet e planeve strategjike; arritjen e bashkëpunimit me institucionet, organet e tjera të administratës shtetërore dhe palët e interesit për përgatitjen e programeve horizontale; koordinimin e aktiviteteve sektoriale në përgatitjen e programeve dhe projekteve me analistët e buxhetit, departamentin për menaxhimin e burimeve njerëzore, sektorin për buxhete dhe fonde dhe sektorin për çështjet juridike dhe administrative; rishikimin e draft planit strategjik në përputhje me buxhetin e miratuar për vitin aktual fiskal; përgatitjen e një versioni të shkurtuar të planit strategjik të miratuar të Ministrisë dhe përgatitja e tij për botim në faqen e internetit të Ministrisë; përgatitjen e projekt iniciativave për Programin vjetor të punës së Qeverisë për çështje brenda kompetencës së Ministrisë dhe kryen veprimtari të tjera brenda kompetencës së Ministrisë dhe organeve përbërëse të saj.
Kontakte të rënd:
Dzelal Ramadani
telefoni: 02/3255 352
e-mail: dzelal.ramadani@finance.gov.mk
Stanika Filipova
telefoni: 02/3255 555
e-mail: stanika.filipova@finance.gov.mk
Ph.D.MIlena Boskoska Klisaroski
telefoni: 02/3255 651
e-mail: milena.boskoska-klisaroski@finance.gov.mk