Sektori për Menaxhimin e fondeve nga Instrumenti për ndihmën aderuese – IPA kryen aktivitetet në lidhje me: menaxhimin financiar të fondeve të para-anëtarësimit të Bashkimit Evropian për Republikën e Maqedonisë Veriore, hapjen dhe menaxhimin e llogarive bankare, aplikimin për fonde nga Komisioni Evropian, miratimin e transferimit të fondeve të marra nga Komisioni Evropian në strukturën operative, raportimi financiar në Komisionin Evropian, punon drejtpërdrejt në lidhje me Koordinatorin Nacional të Autorizimit (NAO) në lidhje me ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve para Bashkimit Evropian dhe sigurimin e funksionimit efektiv të sistemeve për menaxhimin dhe kontrollimin e përdorimit të fondeve të BE-së dhe çështje të tjera të lidhura me punën të Koordinatorit Nacional të Autorizimit (NAO).

 Në përputhje me rregulloren implementuese të IPA-së, udhëheqësi i Fondit Nacional është Koordinatori Nacional i Autorizimit (NAO) i emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore. Koordinatori Nacional i Autorizimit (NAO) ka përgjegjësinë e plotë për:

  • menaxhimi financiar i fondeve të BE-së në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe është përgjegjës për ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve themelore;
  • funksionimi efektiv i sistemeve të menaxhimit dhe kontrollit në përputhje me rregulloret e IPA-s.

Kontaktet kryesore:

Koordinatori Nacional i Autorizimit (NAO)

Suzana Peneva

tel: 02/3255-373
е-mail: suzana.stoimceva@finance.gov.mk

Udhëheqës sektori

Fatmir Ademi

tel: 02/3255-301
е-email: fatmir.ademi@finance.gov.mk

Departamenti i Fondit Nacional

Aleksandra Simjanoska

тel: 02/3255-302
е-mail: aleksandra.nikolovska@finance.gov.mk

Departamenti për mbështetjen Nacionale të Koordinatorin për Autorizimin

Tanja Zhezhova

tel: 02/3255-308
е-mail: tanja.beginova@finance.gov.mk

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.