30 gusht 2019, Shkup – Republika e Maqedonisë së Veriut e ka fituar pjesën e dytë të ndihmës grant në vlerë prej 11 milion dollar nga SHBA me qëllim për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për një shoqëri më prespektive, të përmbajtur dhe kryesisht demokratike.

Me këtë rast, sot u mbajt një takim ku morën pjesë zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi dhe përfaqësuesja e USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Nensi Godfri . Në këtë takim u nënshkrua amandamenti i Marrëveshjes për Grantit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përfaqësuar nga Agjencia e SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar USAID.

 Me nënshkrimin e këtij amandamenti, USAID-i e rriti dhe vlerën e planifikuar të mjeteve për qëllimin e zhvillimit edhe atë në 25.5 milionë dollarë.

Zëvendësministja e Financave Shiret Elezi, theksoi se marrëveshja është me rëndësi të posaçme për vendin tonë. “Mjetet janë destinuar për aktivitete që do të mundësojnë rritje në sektorin privat, përfshirje më të madhe të qytetarëve në marrjen e vendimeve, forcimin e sundimit më të mirë dhe përmirësimin e kohezionit në shoqëri,” theksoi ajo.

Nënshkrimi i sotëm vuri në dukje se projektet synojnë të forcojnë konkurrencën e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, të përmirësojnë qasjen deri te financat, të krijojnë një mjedis të thjeshtuar afarist dhe të mundësojnë siguri më të madhe energjike.

“Për të promovuar pjesëmarrjen e qytetarëve, programet do të mbështesin forcimin e shoqërisë civile dhe rritjen e profesionalizmit të mediave të pavarura. Me qëllim të përforcimit të sundimit të mirë, do të ofrojmë ndihmë për ndërtimin e kapaciteteve të pushtetit ekzekutiv, trupave legjislative dhe trupave zgjedhore nacionale. Dhe në fund, që ti përforcojmë lidhjet midis bashkësive, me këto mjete mbështen aktivitete të cilat do të përmirësojnë integrimin ndëretnik dhe do të rrisin përfshirjen e grupeve të margjinalizuara në shoqëri “, u konkludua në takim.

 

 

Comments are closed.