16 maj, 2020 – Shkup – Ministrja e Financave Nina Angellovska dhe përfaqësuesi i Zyrës së USAID-it Erik Janovski, nënshkruan marrëveshje mbështetjeje prej 16 milionë dollarë mbështetje për aktivitetet e pushtetit qendror dhe lokal për të shfrytëzuar dhe menaxhuar me sukses burimet financiare dhe zbatimin e mekanizmave të përgjegjësisë, punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të korrekte dhe për të monitoruar financimin dhe shpenzimin e partive politike gjatë zgjedhjeve, të organizatave qytetare për t’u përfshirë në mënyrë konstruktive në politikat dhe praktikat pubike për përgjegjësi më të madhe dhe sundim të ligjit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të promovuar kohezionin ndëretnik dhe kulturën qytetare tek fëmijët dhe të rinjtë dhe kornizën ligjore për prodhimin e energjisë ripërtërirtëse si ndihmë për rritjen e investimeve në prodhimin e energjisë elektrike vendore, uljen e varësisë nga importi i energjisë dhe sigurimin e qëndrueshmërisë të sistemit të energjisë.

“E vlerësojmë zgjerimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe angazhimin për arritjen e qëllimeve të përbashkëta”, deklaroi ministrja Angellovska.

“Kjo marrëveshje është dëshmi e partneritetit tonë, tani nga pozita e aleatëve të NATO-s. Ky bashkëpunim ka një rëndësi të madhe për ne, veçanërisht në mjedisin e ri global të krijuar nga Covid-19, të cilit duhet t’i përgjigjemi dhe të vazhdojmë përparimin dhe rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian “ – tha Angelovska.

“Qëllimi ynë i përbashkët është një Maqedoni e Veriut me prosperitet, gjithëpërfshirëse dhe e vetëqëndrueshme”, tha ambasadorja Kejt Meri Bërnz. “Duke luftuar korrupsionin, duke krijuar mundësi për të rinjtë dhe duke mbështetur zhvillimin ekonomik, po përpiqemi të ndihmojmë Maqedoninë e Veriut të arrijë potencialin e saj si një një vend evropian me prosperitet i integruar plotësisht në institucionet transatlantike”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 1.2 miliardë dollarë në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1993 e deri më tani, përfshirë më shumë se 830 milionë dollarë përmes USAID-it.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.