9 dhjetor 2020, Shkup – Për herë të tetë me rradhë, në organizim të Erste Bank dhe Sparkasse Bank Maqedoni, përmes platformës onlajn Microsoft Teams u zhvillua konferenca “Erste Intestors’ Breakfast”. Ashtu si në vitet e mëparshme, në konferencë morën pjesë analistë dhe ekspertë nga grupacioni Erste&Steiermärkische Sparkasse, si dhe përfaqësues të njohur të sektorit financiar të Maqedonisë, ku prezantuan analizën dhe parashikimet e tyre për trendet aktuale në botën financiare dhe me theks veçantë në ndikimin e pandemisë të shkaktuar nga Covid-19 në zhvillimet makroekonomike dhe financiare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë në rajon.
Konferenca u hap në mënyrë solemne me fjalimin përshëndetës të kryetarit të Këshillit Drejtues të Sparkasse Bank Maqedoni, Dr. Gligor Bishev dhe ministrit të Financave, Dr. Fatmir Besimi, i cili në fjalimin e tij përshëndetës u përqendrua në stabilitetin fiskal dhe financiar.
Prezantimin e parë profesional në këtë ngjarje e mbajti guvernatorja e Bankës Popullore, Dr. Anita Angellovska Bezhoska, me fokus të veçantë në politikën monetare gjatë krizës së kovidit dhe sfidave që pasojnë në periudhën e ardhshme. Në vijim, për zhvillimet e tregjeve në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe qëndrueshmërinë e rendimenteve të ulta në tregjet e kapitalit, foli z. Mate Jeliq, makroanalist i lartë në Erste&Steiermärkische Bank d.d. Kroaci. “Edhe në kushte të pandemisë botërore të shkaktuar nga virusi Corona-19, e vazhduan traditën që për herë të tetë të kemi nderin të jemi nikoqir të Erste Intestors’ Breakfast dixhital në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kemi nderin e veçantë që edhe këtë vit, së bashku me kolegët tanë nga Grupacioni Erste i shkëmbyem qëndrimet tona në sferën e tregjeve financiare, si dhe për sfidat me të cilat përballen institucionet financiare në rajon dhe në Republikën e Maqedonisë Veriut, si dhe ndikimi i tyre në aktivitetin ekonomik. Politika akomoduese monetare arritën të qetësojnë dhe të stabilizojnë tregjet financiare. Pavarësisht deficitit rekord të buxhetit dhe emetimit të fletëobligacioneve shtetërore, rendimentet janë në rënie të vazhdueshme. Çmimet e obligacioneve dhe aksioneve janë në rritje të vazhdueshme, duke paralajmëruar fillimin e rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike. Sidoqoftë, rimëkëmbja ekonomike do të varet nga tre faktorë: ballafaqimi me pandeminë, ballafaqimi me bilancet e kompanive dhe kapacitetit të politikës monetare dhe fiskale për realizimin e politikave akomoduese në afat më të gjatë”, theksoi Dr.Gligor Bishev, kryetar i Këshillit Drejtues të Sparkasse Bank Maqedoni.
Ministri Besimi theksoi se konsolidimi i planifikuar fiskal, Strategjia për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e përshpejtuar (SmartER Growth) dhe plani i investimeve publike paraqesin një bazë të fortë për kthimin e ekonomisë në rrugën e arritjeve pozitive ekonomike, arritje të nivelit të ekonomisë nga periudha para krizës në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe sigurimin e dinamikës më të shpejtë të rritjes ekonomike më pas. Sipas projeksionit, rritja ekonomike në vitin 2025 pritet të arrijë 5.9%, ndërsa në periudhën prej vitit 2026 deri në vitin 2030, parashihet stabilizimi i normës mesatare të rritjes ekonomike në 5.75% në vit.
“Procesi i tërësishëm i reformave në financat publike nënkupton vendosje dhe operacionalizim të konceptit të SMART Finance (Strategjike, Të qëndrueshme, Përgjegjëse, Reformuese dhe Transparente), përkatësisht financa publike që do të mbështesin rritjen e përshpejtuar ekonomike në periudhën afatmesme dhe afatgjate dhe njëherit ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe stabilitetit makroekonomik dhe financiar (Smart Finance for SmartER Growth)”, tha ministri Besimi.
Në prezantimin e saj, guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska, duke iu referuar politikës monetare të relaksuar të Bankës Popullore që nga fillimi i krizës së kovidit e deri më tani, theksoi se politika e tillë dhe fleksibiliteti rregullator i Bankës Popullore kontribuan në uljen e mëtejshme të çmimit të kredive dhe përshpejtimin e aktivitetit kreditor që siguron mbështetje të rëndësishme për ekonominë. Siç theksoi guvernatorja, normat e interesit për kreditë në ekonominë tonë janë ndër më të ultat në rajon, ndërsa dinamika e rritjes së kredisë është mbi mesataren në kuadër rajonal.
“Kjo periudhë e kushteve më të relaksuara financiare në sistemin bankar duhet të shfrytëzohet në orientimin e financimit në projekte produktive dhe inovative, të cilat do të kenë jo vetëm efekte afatshkurtra në rritjen ekonomike, por gjithashtu do të ofrojnë edhe përmirësime strukturore dhe rritjen e potencialit afatgjatë të ekonomisë, që ka rëndësi kyçe për një konvergjencë më të shpejtë reale pas përfundimit të pandemisë”, theksoi Angellovska Bezhoska.
Sparkasse Bank Maqedoni, si pjesë e familjes së madhe të grupacionit austriak të grupacionit Erste&Steiermärkische Sparkasse, në mënyrë të vazhdueshme i ndjek trendet në bankë dhe ka synim që të bëhet një nga drejtuesit në zhvillimin e shërbimeve bankare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Banka edhe në të ardhmen do të vazhdojë t’i investojë burimet e saj në drejtim të krijimit të ofertës konkurruese sipas nevojave dhe pritshmërive të klientëve, avancimin e proceseve bankare, dixhitalizim më të madh ndërtim të përvojës pozitive të shfrytëzuesve gjatë shfrytëzimit të shërbimeve financiare.
Grupacioni Steiermärkische Sparkasse është provajder më i madh i shërbimeve financiare në Austrinë e Jugut. Me 3.180 të punësuar përfshin 795.273 klientë në 259 lokacione në Styria dhe në Evropën Juglindore. Pjesëmarrja e tregut në grupacionit Steiermärkische Sparkasse në Styria shënon rreth 32% në segmentin e punës me persona fizikë. Me 9.139 të punësuar në grupacionit Steiermärkische Sparkasse përfshihen rreth 2.6 milionë klientë në gjithsej 518 lokacione. “Sparkasse”, që përkthim do të thotë “banka e kursimeve” paraqet ide të suksesshme ekonomike e cila është e përcaktuar si më profitabile që nga krijimi i saj.