Кumtesa|

5 mars 2021, Shkup – Ligji i ri për shërbimet pagesore dhe sistemet pagesore, i cili nga sot është vendosur për konsultim publik në Regjistrin e vetëm nacional të rregulloreve – ENER, do të kontribojë në liberalizimin e tregut të shërbimeve pagesore. Do të mundësojë hyrjen e oferuesve të rinj të shërbimeve pagesore, kryesisht nga sektori FinTech dhe do të nxisë transformimin dixhital të pjesëmarrësve ekzistues të tregut. Rritja e pritshme e konkurrencës do të kontribuojë në krijimin e pakos më të gjerë dhe më cilësore të shërbimeve pagesore për konsumatorët dhe kompanitë.

Ligji, në hartimin e të cilit punuan ekipi nga ministria e Financave bashkë me ekipin nga Banka Popullore, në konsultim me sektorin bankar dhe palët e tjerë të interesuar, do të sigurojë nivel më të lartë të mbrojtjes së të drejtave të shfrytëzuesve të shërbimeve pagesore.

Njëkohësisht, me miratimin e tij do të rritet niveli i harmonizimit të legjislacionit vendor në pjesën e “Lëvizjes së lirë të kapitalit”, në kuadër të rrugës sonë për anëtarësim në BE, si një nga parakushtet për kyçjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në sferën e vetme pagesore evropiane (SEPA).

Në kuadër të këtij ligji, zbatimi i të cilit pritet nga fillimi i vitit të ardhshëm, parashihet edhe vendosja e llogarisë pagesore me funksione themelore, të cilën do të mund ta hapë secili qytetar. Hapja e llogarisë, si dhe disa shërbime themelore pagesore, për kategoritë e ndjeshme do të jetë pa pagesë, me ç’rast do të rritet niveli i gjithëpërfshirjes financiare për të cilën angazhohemi.

Ligji i ri për shërbimet pagesore dhe sistemet pagesore, do të kontribojë në ruajtjen e sistemit nacional pagesor e efikas, të sigurtë dhe të qëndrueshëm të pagesave, i gatshëm për integrimin e tij të mëtejshëm pagesor me infrastrukturën pagesore të BE-së dhe më gjerë.

https://ener.gov.mk/Default.aspx?item=pub_regulation&subitem=view_reg_detail&itemid=57347

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *