Кumtesa|

17 dhjetor 2021, Shkup – “Rimëkëmbja ekonomike pritet që të vazhdojë në vitin 2022, e cila do të nxitet nga kërkesa e fuqishme vendore. Përkrahja e fuqishme e politikave arriti që ta zbusë ndikimin ekonomik të pandemisë. Buxheti për vitin 2022 vazhdon ta përkrahë aktivitetin ekonomik dhe rrjedhimisht zvogëlon shpenzimet sa i përket pandemisë. “Inflacioni do të fillojë të zvogëlohet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm dhe do të stabilizohet për rreth 2% në vitin 2023 si dhe në periudhën vijuese”. Këto janë pikat thelbësore në Deklaratën e Misionit të FMN-së, e publikuar pas përfundimit të konsultimeve në lidhje me nenin 4 të Marrëveshjes me FMN-në.

Në këtë deklaratë, Misioni i identifikoi masat e ndërmarra nga Qeveria për ballafaqim me pandeminë.

“Përkrahja e fuqishme përmes politikave arriti që ta zbusë ndikimin ekonomik, që ishte shkaktuar si rezultat i pandemisë. Masat fiskale për përkrahje ndimuan që të parandalojnë një numër të madh i largimeve nga puna dhe të mbrohen ata që janë më të ndjeshëm, ndërsa masat monetare dhe financiare e ruajtën përkrahjen kreditore për ekonominë”, thuhet në Deklaratë.

Më tej, Misioni thekson se me Buxhetin për vitin 2022 sigurohen më shumë mjete për sektorin e shëndetësisë, duke përfshirë edhe mjetet për vaksina dhe njëkohësisht sigurohet kornizë që do të sigurojë reagim fleksibil ndaj nevojave lidhur me pandeminë.

Strategjia afatmesme fiskale është esenciale për përmirësimin e hapsirës fiskale, ku rekomandohet vazhdimi i përpjekjeve për konsolidim fiskal, me ç’rast do të sigurohet hapsirë fiskale si reagim ndaj tronditjeve të ardhshme.

Misioni në Deklaratë thekson se përmirësimet e mëtejshme në pjesën e manaxhimit me financat publike do të nënkuptojnë përkrahje të planit të Qeverisë për rritjen e investimeve dhe përgjthësisht, kufizimin e rreziqeve fiskale .

Ata e përgëzuan progresin e deritanishëm në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies në shfrytëzimin e parave publike, me rekomandim që i njëjti të vazhdojë.

Sa i përket zhvillimeve ekonomike për vitin e ardhshëm pritet që punësimi gradualisht të rimëkëmbet, ndërsa rritja e lartë e pagave, remitancat në rritje dhe shfrytëzimi i një pjese të kursimeve të akumuluara të ndikojë në rritjen e të hyrave në dispozicion. Me këtë mision, pritet rritje solide e eksportit, edhe pse siç theksohet, çrregullimet në zinxhirin e furnizimit do të kenë ndikim negativ, veçanërisht në sektorin e automjeteve, ndërsa kërkesa e madhe vendore nënkupton edhe rritje të importit.

Pastaj, parashihet që rritja prej 4% në vitin 2021, të bëhet 4.2% në vitin 2022, kryesisht e nxitur nga kërkesa e madhe vendore.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *