Кumtesa|

2 korrik 2022, Shkup – Me 192 milionë euro të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe 30 milionë euro mjete grant nga instrumenti WBIF ose gjithsej 222 milionë euro, përfundon konstruksioni financiar për ndërtimin nënaksit të dytë të autostradës Shkup – Bllacë dhe ndërtimin e elektranave fotovoltaike në Oslomej dhe Manastir. Marrëveshjet me BERZH-in për realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme infrastrukturore u nënshkruan sot nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, drejtoresha e infrastrukturës në BERZH, Susan Goranson, shefi i Zyrës së BERZH-it në Maqedoninë e Veriut Andi Aranitasi, si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi dhe drejtori i përgjithshëm i SHA EMV-së Vasko Kovaçevski. Në nënshkrimin e marrëveshjave morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe ambasadori evropian David Geer.

“Sot, me BERZH-in nënshkruajmë edhe dy marrëveshje të rëndësishme që kanë rëndësi kyçe për zhvillimin e vendit tonë, sepse me ato sigurohen mjete për realizimin e projektit për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë dhe projektit për tranzicionin e fotovoltaikëve solarë që përfshin ndërtimin e elektranave fotovoltaike Oslomej 2 dhe Manastir” theksoi ministri Besimi pas nënshkrimit të marrëveshjeve të garancisë për dy projektet.

Ai shtoi se realizimi i projekteve që kanë rëndësi për progresin e vendit tonë është qëllimi ynë parësor dhe se mbështetja e partnerëve tanë të përhershëm si BERZH-i dhe BE-ja kanë rëndësi të madhe.

Me Marrëveshjen sigurohen 167.6 milionë euro nga BERZH-i për ndërtimin e nënaksit të dytë të autostradës Shkup – Bllacë, vlera e përgjithshme e së cilës është 194 milionë euro. Krahas mjeteve të siguruara nga BERZH-i, për projektin është siguruar edhe grant investues nga WBIF në vlerë prej 20.82 milionë euro, 5.68 milionë euro grant për asistencë teknike, gjithashtu nga WBIF-ja, si dhe grant 0.35 milionë euro që BERZH-i i ndan në mënyrë shtesë për zhvillimin e strategjisë nacionale e-mobiliti dhe planit aksional për infrastrukturën rrugore.

Me marrëveshjen e dytë sigurohen mjete me vlerë deri më 25 milionë euro, me të cilat do të realizohet projekti i EMV-së lidhur me tranzicionin në fotovoltaikët solarë, i cili përfshin ndërtimin e EF Oslomej 2 me kapacitet të instaluar 10 MW dhe EF Manastir me 20 MW. 5 milionë euro shtesë për këtë projekt do të sigurohen me grant nga instrumenti WBIF.

Nga BERZH- i vlerësuan se bëhet fjalë për projekte që do të kenë efekte të dukshme mbi përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

“Ky projekt është vetëm një shmbull sa i përket aktiviteteve që ndërmorri kjo bankë, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës komunale dhe transportuese në Maqedoninë e Veriut. Ato do të kenë efekte të dukshme mbi përditshmërinë e njerëzve dhe mbi aktivitetet tregtare në rajon, si dhe me BE-në. Jemi ngazëlluar që do të bëjmë hapin e rradhës për ta përkrahur Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore përmes financimit të këtij aksi rrugor shumë të rëndësishëm, së bashku me partnerin tonë kyç, BE-në”, deklaroi Susan Goranson, drejtoreshë e infrastrukturës në BERZH.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski theksoi se akti i sotëm i nënshkrimit është dëshmi e përkushtimit të ekipit ekonomik të Qeverisë dhe angazhimit për zhvillimin e vazhdueshëm të korridoreve rrugore.

“Nëse deri para një viti, autostrada Shkup – Bllacë ishte vetëm një projekt në letër, tashmë kemi një mekanizë të fortë ndërtimor që punon në mënyrë intensive për ndërtimin e saj”, tha Boçvarski.

Ambasadori Deavid Geer, shefi i delegacionit të BE-së në Maqedonin së Veriut theksoi se përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor dhe me përkrahejn e BERZH-it, ajo mbet në destinacionin e synuar sa i përket axhendës së lidhjes.

“Evropa e lidhur globalisht është e dobishme për ekonominë, si dhe për ekonomitë edhe rritjen e ekonomive të vendeve kandidate. Përkrahja e lidhjes transportuese ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së veriut, paraqet një mundësi të madhe për avancim të mëtejm të marrëdhënieve tregtare, si dhe për zhvillim më të madh ekonomik rajonal”, tha ambasadori evropian. Sa i përket projektit të dytë, ai theksoi se jemi dëshmitarë të aktiviteteve konkrete të materializimit të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe të shndërrimin e Planit ekonomik dhe investues në realitet.

Granti i investimeve në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe huasë së BERZH-it, që mbështet transformimin e elektranës Oslomej dhe Manastir, nga thëngjilli në energji solare është tregues i qartë se vendi ka ndërmarrë hapa të vërtetë – në drejtim të energjisë së gjelbër, në të njëjtën kohë duke zbatuar procesin e drejtë social të tranzicionit. Për këtë investim është pritur gjatë dhe vjen në kohën e duhur për Maqedonië e Veriut, duke siguruar furnizim me energji të pastër dhe të sigurt, tha euroambasadori.

Ministri Bekteshi potencoi se ky investim do të kontribuojë në vende të reja pune, që do të ndikojë pozitivisht në aspektin social në këto dy rajone ku është planifikuar ndërtimi i dy elektranave fotovoltaike dhe se realizimi i tyre është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sidomos tani në kushtet krizës energjitike në Evropë dhe botë.

Sipas Andi Aranitasit, shef i zyrës së BERZH-it në Maqedoninë e Veriut, projekti për ndërtimin e FE Oslomej 2 dhe Manastir është projekt shumë i rëndësishëm për tranzicionin energjitik të vendit. “Ky investim është vazhdimësi e aktiviteteve tona të mëhershme në lidhje me planet ambicioze për dekabornizimin e Maqedonisë së Veriut përmes përkrahjes për organizimin e tenderëve për elektranat fotovoltaike solare dhe për ndërtimin e elektranës së parë më të madhe fotovoltaike solare në vend, po ashtu në Oslomej. Projekti do të ndihmojë për t’iu përgjigjur nevojës për siguri dhe qëndrueshmëri energjitike, në mënyrë konkurruese dhe ekonomike, përmes investimeve, me të cilat do të krijohen vende të reja pune profesionale, si dhe do të prezantojnë ekosisteme të reja biznesi, të cilat do të kontribuojnë në uljen e ndotjes së ajrit dhe emetimit të gazrave serrë”, tha Aranitasi.

BERZH-i është një nga partnerët ndërkombëtarë më të rënëdsishëm të vendit dhe deri më tani ka financuar 160 projekte me mbi 2,2 miliardë euro.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *