Кumtesa|

19 tetor 2022, Shkup – “Realizuam kursime në vlerë prej rreth 40 milionë euro në nivel vjetor me sigurimin e mjeteve me normë më të ulët interesi se ato në tregun global të kapitalit. Punojmë në mënyrë ekonomike që ta financojmë deficitin me normë interesi sa më të ulët. Për vitin e ardhshëm parashihet deficit buxhetor më i ulët, ndërsa Ligji i ri i Buxheteve parasheh rregulla fiskale strikte sipas së cilave deficiti buxhetor duhet të jetë deri në 3 për qind”, deklaroi zëvendësministri, Filip Nikolloski në Forumin e nëntë të investitorëve të Erste Bankës.

“Ky është një vit i vështirë. Nga aspekti i financimit të buxhetit, rëndësi të madhe kishte jo vetëm destinacioni dhe koha e huamarrjes, por mbi të gjitha se me çfarë çmimi do të realizohej. Me vigjilencë monitoruam gjendjen e tregut financiar dhe ishim koshientë gjatë vendimmarrjes mbi mosemetimin e euroobligacionit, çmimi i të cilit nga pranvera dhe deri më tani është 8%. Në vend të kësaj, siguruam mjete me interes mesatar rreth 3.5 pikë përqindje, që do të thotë diferencë prej 4.5 pikë përqindje”, tha Nikolloski.
Këtu, siç theksoi zvendësministri, përfshihen mjetet e siguruara nga Linja kreditore për përkujdesje dhe likuiditet nga FMN-ja në vlerë prej 530 milionë eurove, pastaj kredia nga banka “Sparkasse” në vlerë prej 50 milionë eurove me normë intersi prej 1.15% dhe EURIBOR 12-mujor, fletobligacioni i Gjermanisë nga banka “Deutsche” në vlerë prej 250 milionë eurove, me normë interesi prej 3.75% dhe EURIBOR 6-mujor, si dhe mjete nga emetimi i letrave shtetërore me vlerë në tregun vendas.

Në panel diskutimin e titulluar “Perspektivat ekonomike dhe të tregut: Përsëritja e krizës së viteve 70-ta?”, në kuadër të Forumit të Investitorëve të bankës “Erste”, zvendësministri, theksoi se me rëndësi të veçantë është edhe Ligji i ri i Buxheteve, me të cilin vendosen rregulla strikte për vlerën e deficitit buxhetor dhe borxhin e pushtetit të përgjithshëm që konstatohet edhe në raportin e fundit të KE-së për progresin e vendit.

“Ligji i Bxheteve, përfshin edhe dispozita për krijimin e organit të pavarur, Këshillit Fiskal, i cili do ta monitorojë haromonizimin me rregullat fiskale. Me krijimin e tij, duhet të sigurohen analiza dhe mendime të pavarura dhe profesionale mbi supozimet makroekonomike dhe fiskale, strategjinë fiskale, buxhetin, raportet për realizimin e Buxhetit, rreziqet fiskale etj.

Në drejtim të rritjes së nivelit të llogaridhënies së Qeverisë, vendoset edhe deklarata e politikës fiskale, që duhet t’i përfshijë udhëzimet për strategji fiskale gjatë kohëzgjatjes së mandatit. Njëherazi, përmes Sistemit të integruar informativ për menaxhim me financat publike – IFMIS, në implementimin e të cilit po punohet, do të mundësohet planifikimi dhe monitorimi më i mirë i realizimit të të hyrave dhe shpenzimeve në buxhet, si dhe kontrolli i tyre”, theksoi Nikollovski.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *