8 mars 2023, Shkup – Udhëheqim politika makroekonomike dhe fiskale të qëndrueshme dhe konsistente. Zbatojmë reforma që janë pjesë e axhendës sonë evropiane dhe njëkohësisht luftojmë me sfidat e imponuara nga kriza e shkaktuar nga Covid-19, si dhe kriza energjetike dhe ajo e çmimeve.
Në realizimin e axhendës reformuese, kemi përkrahje sinjifikative nga partnerët tanë, BE-ja dhe SHBA-ja dhe e vlerësojmë këtë përkrahje. Kështu nënvizoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, i cili sot u takua me drejtoreshën e Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Zgjerim të KE-së, Michaela Matuela dhe ambasadorin evropian David Geer.
“Ministria e Financave zbatoi reformë të rëndësishme në menaxhimin e financave publike, që do të thotë ndryshim i buxhetimit tradicional me buxhetimin e bazuar në rezultate. Kruciale në zbatimin e kësaj reforme është miratimi i Ligjit të ri të Buxheteve, me të cilin përcaktohen rregullat fiskale, që nënkuptojnë përgjegjësi më të madhe për mënyrën e shpenzimit të parave.
Vijojmë të jemi të përcaktuar për konsolidimin fiskal, si dhe për përkrahjen e ekonomisë vendase, përmes ndryshimit të strukturës së buxhetit dhe fokusimit në zbatimin e projekteve kapitale, me qëllim të rritjes së përshpejtuar ekonomike”, tha ministri Besimi.
Ministri theksoi se menaxhimi i financave publike është veçanërisht sfidë në kushtet e krizës dhe se nevojiten reagime adekuate dhe të shpejta për ta mbrojtur standardin e qytetarëve dhe likuiditetin e kompanive, duke siguruar qëndrueshmëri fiskale. Ministri iu referua edhe masave antikrizë që qeveria ka miratuar për ballafaqimin e krizës së Covidit, krizës energjetike dhe atë të çmimeve, si dhe falënderoi BE-në për përkrahjen financiare në këto përpjekje.
“Gjatë vitit 2020, BE-ja ndau grant prej 40 milionë eurove për ballafaqimin e krizës së Covidit dhe tani presim edhe transhenë e parë prej 72 milionë eurove nga granti në fjalë për ballafaqimin e krizës energjetike dhe atë të çmimeve. Gjithashtu, presim nga BE-ja sigurimin e 100 milionë eurove si përkrahje makrofinanciare në kushte të favorshme”, tha ministri Besimi.
Në këtë takim u theksua progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e eurointegrimeve dhe në procesin e filluar të
Gjatë takimit u bisedua edhe për Programin e reformave ekonomike, i cili përfshin reformat mbi të cilat do të impenjohet Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilat janë përcaktuar në kuadër të dialogut ekonomik dhe financiar me KE-në. Gjithashtu u theksua se vendi sërish ka ofruar program cilësor.