Кumtesa|

27 korrik 2024, Shkup – Të punësuarit në sektorin publik do t’i kenë të drejtat e parapara me Marrëveshje të përgjithshme kolektive. Me ribalancin e buxhetit siguruam mjete dhe do të realizohet gjithçka që është paraparë me Marrëveshjen kolektive, si dhe do të ketë harmonizim të pagave të parapara me ligj. Këtë e theksoi ministrja e Financave e ftuar në TV Alfa, ku ajo njoftoi se do të punohet për sfidën e pabarazisë në paga në institucione të ndryshme.

“Do të ketë harmonizim të pagave të të punësuarve në sektorin publik. Ndonëse parashtrohet pyetja se pse në këtë drejtim nuk janë paraparë mjete në buxhet?!. Gjithashtu, do të zbatohet gjithçka që nënkupton Marrëveshja e përgjithshme kolektive. Por, ajo që krijon dilemë është se në Kuvend u miratua ligji i cili rrit pagat, ndërsa në buxhet nuk parashihen mjete. Në Ministrinë e Mbrojtjes po nënshkruhet Marrëveshja kolektive, por që nuk janë paraparë mjete. U nënshkruan marrëveshje kolektive dhe u rritën pagat.

Por, realisht ka institucione të caktuara që sa i përket pagave janë në një situatë shumë të vështirë, krahasuar me institucionet e tjera ku ka paga të larta. Sfidë këtu janë edhe pagat në shëndetësi dhe arsim.

Por, kjo është një çështje që do të zgjidhet në periudhën e ardhshme. Nuk duhet të ketë dallime të tilla në pagat e të punësuarve në nivelin e njëjtë në institucione të ndryshme”, nënvizoi ministrja dhe shtoi se për të mos vazhduar me një praktikë të tillë që shkakton dëme te disa të punësuar është dhënë udhëzim që të mos nënshkruhen marrëveshje kolektive pa mjete të siguruara për këtë qëllim dhe se kjo procedurë do të zbatohet përmes Ministrisë së Financave.

Ministrja vlerësoi se kemi të bëjmë me një buxhet që parasheh servisimin e detyrimeve ligjore dhe detyrimeve deri në fund të vitit, në mënyrë që të mund të mendohet për buxhet zhvillimor nga viti i ardhshëm.

“Nëse është zhvillimor apo jo, rezultatet mund të tregohen në fund të ditës që do të arrihen në fund të vitit”. Rezultatet e Qeverisë paraprake, sa i përket PBB-së, tregojnë se nuk ishte zhvillimor dhe se kanë zbatuar politika katastrofale.

Ky buxhet duhet të servisojë detyrimet ligjore dhe detyrimet e maturuara që vitin e ardhshëm të mendojmë për një buxhet zhvillimor”, theksoi ministrja e Financave, duke shtuar se sigurohen mjete për paga, pensione, racione studentore, bursa, vauçerë sportivë, kompensime sociale…

Duke iu referuar gjendjes së borxhit publik, ajo tha se është dyfishuar që nga viti 2017 dhe rritja e PBB-së është destruktive.

“Së pari duhet të shikojmë se si kemi arritur në atë përqindje prej 68%, nuk mund të lejoj që të komentohet se do të kemi huamarrje të jashtme, sepse është planifikuar nga Qeveria paraprake. Nëse nuk do të kishim zgjedhje, do të ishte realizuar më herët, ajo që po përpiqemi të bëjmë është të gjejmë alternativë më pak të kushtueshme për huamarrjen e jashtme. Nëse hyjmë në treg me euroobligacion do paguajmë interes mbi 6%, ndërsa tani do paguajmë 3.25%. Fakt është se po e rrisim borxhin për 181 milionë euro, aq sa është edhe deficiti. Planifikojmë pak më shumë huamarrje, sepse maturojnë kreditë e mëdha në muajin janar dhe shkurt.

Gjithashtu është legjitime të shqetësohemi sepse nuk dëshirojmë të lejojmë që vlerësimi ynë kreditor të pësojë rënie”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Ajo thotë se niveli i borxhit publik është në përputhje me Strategjinë fiskale ekzistuese dhe se me zbatimin e strategjisë së re mund të rishikohet niveli, i cili do të varet nëse do të realizohen projekte të caktuara si hekurudha për Bullgarinë. Gjatë emisionit, ministrja iu referua gjendjes në të cilën është gjetur arka buxhetore, duke theksuar se ishte 3.6 miliardë denarë në minus, ndërsa saldoja e llogarisë devizore ishte vetëm 47 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *