Кumtesa|

24 tetor 2024, Shkup – Në kuadër të vizitës së saj të punës në SHBA në Uashington, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska zhvilloi takim me Aleksandar Kasanovin, zv.ndihmëssekretari i ri për Ballkanin Perëndimor, si dhe për mediat dhe diplomacinë publike në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ai është pasues i Gabriel Escobar-it.

 

Në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend, me ç’rast ministrja iu referua mekanizmave për përballjen me korrupsionin dhe përforcimin e kapaciteteve institucionale. Gjithashtu, ministrja theksoi përpjekjet që po bëhen në drejtim të  rritjes ekonomike, që do të sjellë  standard më të mirë jetese për qytetarët. Gjatë takimit u potencua përkrahja dhe partneriteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në sigurimin e zhvillimit të vendit si dhe në vazhdimin e reformave në procesin e integrimeve evropiane.

 

Është mirëpritur edhe miratimi i agjendave reformuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe vendin nga Bashkimi Evropian, me ç’rast përkrahet përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE.

 

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska aktualisht merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington.

                                                                   

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *