29 dhjetor 2019, Shkup – Marrëveshja e nënshkruar me Bankën Botërore siguron 70 milionë euro për rehabilitim, rikonstruim dhe përmirësim të 450 km rrugë lokale në 80 komuna të vendit. Marrëveshja është nënshkruar mes ministres së Financave Nina Angellovska dhe drejtorit të Zyrës së Bankës Botërore Marko Mantovaneli.
-Çdo denarë i investuar në infrastrukturë kthehet në katërfish: nxitet transporti, tregtia, turizmi dhe njëkohësisht sigurohen kushte më të mira jetese për qytetarët. Përmes këtij projekti do të sigurohen mjete për të përmirësuar infrastrukturën lokale në të gjithë vendin. Projekti është pjesë e Kornizës katërvjeçare për bashkëpunim me Bankën Botërore në vlerë prej 420 milionë euro, që përfshin investime në infrastrukturë, projekte për investime në kapitalin njerëzor, qëndrueshmëri fiskale dhe qëndrueshmëri të mjedisit jetësor – theksoi ministrja e Financave Angellovska.
Mjetet sigurohen në kushte jashtëzakonisht të favorshme, afat të pagesës prej 15 viteve dhe grejs periudhë prej 5 viteve si dhe normë interesi me EURIBOR gjashtëmujor është rritur për margjinë fikse, duke bërë që norma e interesit tani të jetë 0.15%.
Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve është formuar tashmë Njësia për zbatimin e projektit, deri te e cila komunat mund të dorëzojnë projektet.