Кumtesa|

17 dhjetor 2024, Shkup – Me sukses është përfunduar digjitalizimi i procesit të hartimit të Programit të reformave ekonomike, i cili është pjesë e procesit të qasjes në fushën e menaxhimit ekonomik, i koordinuar nga Ministria e Financave dhe përfshin mbi 20 institucione. Në Ministrinë e Financave u nënshkrua Marrëveshja e dorëzimit të donacionit për zgjidhjen softuerike të zhvilluar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), si ofrues i donacionit. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe drejtori David Oberhuber.

 

“Digjitalizimi i procesit të hartimit të këtij dokumenti të rëndësishëm, i cili është pjesë e Dialogut ekonomiko-financiar me BE-në, do të ndikojë në avancimin dhe lehtësimin e përgatitjes së PRE-së. Aplikacioni softuerik do të na mundësojë në Ministrinë e Financave dhe të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces që të krijojmë dhe monitorojmë me efektivitet zbatimin e Programit të reformave ekonomike, si dokumenti strategjik më i rëndësishëm në dialogun ekonomik me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare.

 

Platforma interoperabile do të mundësojë komunikim më të lehtë ndërmjet institucioneve, vizibilitet dhe kronologji më të madhe të ndryshimeve të bëra gjatë zhvillimit të programit, monitorim të afateve për hartimin e dokumentit, integrimin automatik të tij, krijim të  ”Bibliotekës” sa i përket të gjitha  dokumenteve më të rëndësishme nacionale dhe dokumenteve të  BE-së në lidhje me procesin, me ç’rast  do ta ulë ngarkesën e punës së ekipit në Ministrinë e Financave, i cili koordinon të gjithë procesin e hartimit të programit, miratimin e tij nga Qeveria dhe ofrimin e shërbimeve në Komisioni Evropian, theksoi ministrja.

 

Krahas hartimit të PRE-së, aplikacioni do të shfrytëzohet edhe për qëllimet e Dialogut ekonomik dhe financiar me BE-në, respektivisht për procesin e harmonizimit të konkluzioneve të përbashkëta, me rekomandime për reforma prioritare në lidhje me politikat fiskale dhe strukturore që duhet të përfshihen në buxhetet nacionale, përmbushja e të cilave monitorohet dhe vlerësohet rregullisht në nivel vjetor.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *