22 mars 2020, Shkup – Sigurimi i buxhetit për çdo skenar, si dhe sigurimi i likuiditetit dhe injeksioni financiar në ekonomi, përmes masave për ndihmë për firmat janë prioritetet aktuale, tha ministrja e Financave Nina Angellovska në konferencën për shtyp për financimin e Buxhetit në kushte të krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Ministrja e Financave njoftoi se është planifikuar të tërhiqen 400 milionë euro mjete të favorshme përmes instrumentit të tejkalimit, 87 milionë euro nga fondet e FMN-së, si dhe mjete nga Banka Botërore për politikat e zhvillimit për siuatat urgjente në vlerë prej rreth 100 milionë euro.
– Duhet të sigurojmë mjete menjëherë! I shqyrtuam të gjitha mundësitë dhe opsionet që i kemi në dispozicion, vlerësuam të gjitha rreziqet dhe zgjodhëm planin më optimal. Në seancën e djeshme, propozimi u parashtrua në Qeveri dhe i njëjti u miratua. Duke pasur parasysh që lëshimi i eurobondit është proces më i gjatë që zgjat më shumë se 2 muaj, që paparashikueshmëria është e lartë edhe në tregjet e kapitalit, si dhe që deri dje, ishim në periudhë parazgjedhore dhe nuk mund ta fillonim më herët atë proces, Ministria e Financave propozoi që për financim tani të shfrytëzohet një instrument special hua-në-eurobond (bridge to bond facility) në vlerë prej 400 milionë euro me afat maturimi prej 12 muajve, i cili do të mbështesë likuiditetin e shtetit gjatë pandemisë, si dhe zvogëlimin e aktivitetit ekonomik, nevojat në sektorin e shëndetësisë dhe të ekonomisë. Kjo hua, ashtu si implikon edhe vetë emri hua-në-eurobond do të paguhet plotësisht me mjete kur do të lëshohet eurobondi. Bëhet fjalë për hua nga bankat e huaja me kushte të favorshme. Presim normë të favorshme të interesit për këtë instrument, madje edhe më të ulët se eurobondi i lëshuar më parë në vitin 2018, i cili kishte një normë historikisht më të ulët të interesit prej 2.75%. – tha Angellovska.
Angellovska theksoi se shumë shpejtë do të shpallen edhe masa të reja, sepse së shpejti do të sigurohet likuiditet më i madh dhe me këtë më shumë hapësirë financiare për ndërmarrjen e masave më të mëdha.
– Ashtu siç kujdeset ministri i Shëndetësisë që të parandalojë përhapjen e virusit dhe asnjë pacient të mos përfundojë aparat për frymëmarrje, poashtu qëllimi i ekipit ekonomik është të mbrojë likuiditetin e buxhetit dhe të mbrojë çdo vend pune dhe çdo qytetar. Paketa e parë me të cilën u paraqitëm u karakterizua si e pamjaftueshme, ndërsa disa e kritikuan edhe kohën. Që situata nga sulmi i koronës që e kaploi botën, u bë edhe më vështirë për tu menaxhuar tek ne, sepse ne ishim në kushte të e qeverisë teknike dhe zgjedhje të shpallura, si dhe duart tona ishin të lidhura për pothuajse të gjitha punët që duhej t’i ndërmerrnim. Kështu, pa siguruar mjete shtesë dhe likuiditet, propozimi i masave agresive do të ishte joserioze në kushtet e pasigurisë për mundësinë e zbatimit të tyre. Shumë nga masat, siç e dini, kërkojnë ndryshime ligjore të cilat nuk mund të bëheshin para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme – tha Angellovska.
Angellovska pret që efektet më të mëdha të krizës nga Korona të ndjehen në tre muajt e ardhshëm, me çrast në tremujorin e dytë pritet të ngadalësojë aktiviteti ekonomik, e madje edhe shkallë negative të rritjes. Në tremujorin e tretë veçse pritet përmirësim, por kjo nuk do të kontribuojë në mënyrë drastike rimëkëmbjen për sektorë të caktuar. Tremujori i katërt është ai që parashikohet për rebound, përkatësisht kthim pozitiv dhe rikuperim. Siç thashë edhe në fillim, qeveria është këtu për firmat, sepse janë ato që krijojnë vende pune dhe prodhojnë vlera të reja. Prioritet i yni do të jetë mbijetimi i firmave dhe ruajtja e vendeve të punës. Masat e reja që do të pezantohen, janë pikërisht në këtë drejtim.