Tre skenare për ndikimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi në Buxhetin e shtetit dhe të të ardhurave të tij parashikojnë rënie të të ardhurave nga 40% në 65% në raport me vitin e kaluar. Ministrja e Financave Nina Angellovska, sot në një konferencë për shtyp njoftoi për realizimin e të ardhurave për muajin mars – muajin e parë kur filluan efektet e krizës shëndetësore, si dhe rezultatet e mundshme këtë vit.

Ajo theksoi se realizimi i Buxhetit filloi mirë këtë vit, dhe se në dy muajt e parë likuiditeti ishte i shkëlqyer, si dhe në fillim të muajit mars. Arkëtimi i të ardhurave të përgjithshme në muajin janar ishte për 4.6% dhe në muajin shkurt për 4% më i lartë në raport se viti i kaluar, rezultate të cilat ishin brenda parashikimeve. 

– Ndërmarrja e masave për mbrojtjen e përhapjes së Kovid-19 dhe vendosja e shëndetit të qytetarëve në rend të parë, ndikoi në rënie të aktivitetit ekonomik, i cili pritshëm filloi të reflektohet në mbushjen e arkrës së buxhetit. Duke filluar nga data 20 mars, përkatësisht kur filluan të ndjeheshin efektet nga marrja e masave shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, u shënua rënie e dukshme e të ardhurave tatimore prej rreth 25% në nivel ditor. Kjo solli uljen e të ardhurave tatimore të përgjithshme në muajin mars për 11% në raport me vitin e kaluar. Kjo është si rezultat e uljes së arkëtimit të TVSH-së për muajin mars prej 17%, rënie të akcizës prej 11% dhe rënie të tatimit të fitimit për 11%, edhe atë me akontacion të paguar parakohe nga kompanitë me përgjegjësi shoqërore në kontekstin e ndihmës për krizën e koronavirusit – tha Angellovska.

Ministrja njoftoi se gjatë periudhës së kaluar në Ministrinë e Financave janë përgaditur disa skenarë për rezultatin e kësaj krize, përkatësisht se si kriza do të ndikojë në realizimin e të ardhurave në Buxhet gjatë vitit 2020. Ajo theksoi se nevoja për financimin e deficitit do të varet nga rënia e arkëtimit të të ardhurave.

-Tek skenari i parë – i përshtatshëm, është paraparë rënie prej 20% të anës së përgjithshme të të ardhurave të buxhetit të konsoliduar lidhur me planin. Kjo do të thotë ulje të të ardhurave për rreth 700 milionë euro, gjegjësisht kjo do të thotë se për aq do të rritej deficiti dhe nevojat për financim. Te skenari i dytë – i papërshtatshëm, rënia e të ardhurave buxhetore do të arrinte rreth 30% me çfarë nevojat do të rriteshin për rreth 1 miliardë euro.  Edhe te skenari i tretë – më i papërshtatshmi nëse të ardhurat bien për 40%, nevojat shtesë do të ishin rreth 1.3 miliardë euro. Është me rëndësi të jemi të përgatitur edhe për skenarin më të keq, ndërsa gjithsesi të ndërmarrim masa dhe të ndërmarrim hapa përkatëse që të ndodhë më e mira. Ndjekja me vigjilencë, gatishmëri dhe fleksibilitet të qeverive, janë kyçe për veprim dhe përballje me këtë goditje shëndetësore ekonomike- theksoi Angellovska.

Sa i përket anës së shpenzimeve, Angellovska tha se edhe përkundër parashikimit të rritjes së nevojave për sektorin e shëndetësisë, si dhe masat ekonomike të cilat do tëndërmerren me qëllim të amortizimit të goditjes mbi ekonominë – të gjitha skenaret parashikojnë relizim pothuajse të plotë të anës së shpenzimeve në vlerë, gjegjësisht ajo të mbetet 3.9 miliardë euro. Por, siç tha ministrja, struktura e anës së shpenzimeve do të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme – me rialokimin e zërave të buxhetit, me qëllim që të sigurojë sigurim shtesë për sektorin e shëndetësisë para së gjithash e më pas edhe zbatimin e masave ekonomike me qëllim të uljes /amortizimin e goditjes.

-Për secilin nga këto tre skenare, po përgatisim edhe skenarë për financim. Paparashikushmëria dhe ndjeshmëria e tregjeve të kapitalit sjell sfidë të madhe edhe gjatë krijimit të këtyre skenarëve. Siç informuam, në vijim është procedura për sigurimin e mjeteve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe instrumenti për tejkalim në obligacion. Procedurat janë në vijim dhe pritet që deri në muajin maj t’i sigurojmë këto mjete, tha Angellovska.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.