14 maj 2020, Shkup – Seti i ri i masave ka për qëllim që të ofrojë stimulim të konsumit privat me theks në ekonominë vendore, ofertën e brendshme, kompanitë vendore. Në këtë mënyrë, përmes mbështetjes financiare të qytetarëve, do të mbështetet edhe prodhimi maqedonas, theksoi ministrja e Financave Nina Angellovska gjatë emisionit “Ekonomski magazin”.

– Masat janë të targetuara në atë mënyrë që të amortizojnë goditjen ekonomike, të ofrojnë stimulim të konsumit privat me theks në ekonominë e vendore, ofertën e brendshme, kompanitë vendore. Flasim për prodhime dhe shërbime vendore, duhet të kemi parasysh që në mesin e sektorëve të prekur janë një pjesë e madhe edhe sektorët e shërbimit. Nëse e shihni strukturën tonë të prodhimit bruto vendor, rreth 65% kontribuon konsumi privat. Flasim për masa për një periudhë revitalizimi të ekonomisë, gjatë rihapjes, përkatësisht në momentin kur hapet shitja me pakicë, hapen mollet – tha Angelovska.

Ajo theksoi se stimulimi i konsumit të brendshëm do të jetë i targetuar.

– Për të ndihmuar më të prekurit, ata që kanë më shumë nevojë, grupet e rrezikuara, punëtorët me të ardhura të ulëta. Flasim për një set masash nga njëra anë të drejtuara drejt grupeve të qytetarëve, nga ana tjetër të drejtuara drejt sektorëve të caktuar, segmenteve dhe industrive. Bëhet fjalë për masa që duhet të japin rezultate në ekonomi në një afat të shkurtër, në mënyrë që të mund të flasim për një rënie më të vogël ekonomike në krahasim me rajonin, ashtu siç projektohet. Duhet të kemi parasysh se rënia e ekonomisë dhe mënyra se si përballemi, do të varet shumë nga masat që do të nërmarrim – tha Angellovska.

Angellovska theksoi se masat nga seti i parë dhe i dytë kanë bërë një amortizim të caktuar dhe janë vlerësuar nga Komisioni Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.