12 prill 2020, Shkup – Masa 14.500 denarë për çdo të punësuar është mbështetje financiare e cila për firmat që janë të goditura nga kriza e koronës paraqet injektim likuiditeti dhe ndihmë për pagesën e pagave. Masën mund ta shfrytëzojnë kompanitë që t’i ruajnë pagat rrjedhëse të të punësuarve të cilët shkojnë në punë, që t’i shlyejnë shpenzimet e tërësishme ose pjesën më të madhe të shpenzimeve për pagesë të pagave të të punësuarve, të cilët për shkak të krizës nuk janë në punë, por një njherit mund ta shfrytëzojnë edhe kombinimin e masës për mbështetje të pagesës së pagës minimale dhe të masës për subvencion të kontributeve për pagë më të madhe. Ministrja e Financave Nina Angellovska në pres konferencë i prezantoi hollësitë se si të aplikohet masa.
-Ka kompani të cilat po tentojnë të ballafaqohen me krizën, të cilët punojnë por kanë 30-40-50% ulje të të ardhurave. Qëllimi i kësaj mbështetje është që të mund t’i mbajnë punëtorët edhe krahas vëllimit të ulur të punës dhe të mund t’i ruajnë pagat ose të paktën t’i mbajnë në nivel të mirë. Kështu, nëse paguajnë për shembull, pagë bruto prej 30.000 denarë, gjysmën do ta mbulojnë përmes kësaj mase me mbështetjen që do ta shfrytëzojnë. Pas kësaj, ka kompani që janë me të ardhura ZERO – si për shembull hotelierët, të cilat i mora si shembull gjatë shpjegimit. Për shkak të forcës madhore i kanë lënë punëtorët të shkojnë në shtëpi me pagë 50%. Paga e tyre neto është 18.000 deri në 20.000 denarë. Në rast se ata tani paguajnë 9000 ose 10.000 denarë pagë për punëtorët, me këtë masë ata do të mbulojnë tërë pagën bruto, nëse paga neto është 9000 denarë, ndërsa nëse paga neto është 10.000 denarë, ata do të duhet të mbulojnë rreth 1.000 denarë shtesë. Por, ajo që duhet ta kemi parasysh – kjo masë mund të kombinohet me masën e “subvencioneve të kontributeve në pagat e rritura” – të cilën e shfrytëzojnë 26.000 kompani për rreth 140.000 të punësuar – tha Angellovska.
Ministrja theksoi se punëtorët përmes kësaj mase kanë siguri se do ta mbajnë vendin e punës edhe pas përfundimit të krizës.
-Po, ndoshta i punësuari do të marrë kompensim më të ulët nga i zakonshmi, varësisht se në cilin sektor punon, varësisht prej mundësive të punëdhënësit, por nga ana tjetër, shpenzimet i janë zvogëluar, një pjesë e madhe e punëtorëve janë në shtëpi, nuk shkojnë në punë ose shkojnë me orar të shkurtuar të punës, një pjesë të cilët kanë kredi nuk do t’i paguajnë gjatë kësaj periudhe, ndërsa kur kriza do të kalojë do të mund të kthehen në vendin e punës dhe të vazhdojnë të fitojnë – tha Angellovska.
Ajo tha se masa është e dedikuar për secilën firmë e cila ka ulje të të ardhurave prej të paktën 30% në muajin prill dhe maj sa i përket mesatares mujore të vitit 2019 ose në raport të mesatares mujore nga themelimi i kompanisë – për kompanitë e regjistruara pas muajit mars të vitit 2019 ose sa i përket mesatares sezonale në 4 muajt e fundit krahasuar me mesataren sezonale të vitit të kaluar, për firma nga veprimtari specifike sezonale. Njëkohësisht, firmat nuk duhet të paguajnë dividendë, bonuse, shpërblime vjetore, shpërblime për sukses afarist për kohëzgjatje të masës, si dhe mesatares së neto pagave më të larta të 10% të të punësuarve të mos tejkalojë 120.000 denarë për të punësuar.
Angellovska theksoi se masa mund të shfrytëzohet për të gjithë të punësuarit përveç për të punësuarit me pagë mbi 39.900 denarë, për ata për të cilët shfrytëzohet lirimi nga pagesa e kontributeve nga projekti “Maqedonia punëson”, si dhe nëse punëdhënësi e shfrytëzon masën nga pakoja e parë e masave ekonomike për subvencionimin e 50% të kontributeve e cila është alternativë e kësaj mase.
– Këtu, do të përmend që kishte dilema në publik që dua t’i sqaroj. Bëmë një përshtatje të masës që të ketë përfshirje më të madhe, përkatësisht, për masën mund të aplikojnë firmat për punëtorë për të cilët ata shfrytëzojnë masën për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagës nga 600 në 6.000 denarë. Në vazhdim, masën mund ta shfrytëzojnë menaxherët dhe pronarët e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, të punësuar në to dhe që masën mund ta shfrytëzojnë pa marrë parasysh rezultatin e shprehur financiar për vitin e kaluar – tha Angellovska.
Sa i përket mënyrës së aplikimit, Angellovska tha se e njëjta është e thjeshtë dhe e lehtë dhe nuk ka nevojë për angazhimin e konsultuesve dhe procedurave vëllimore.
Së pari, plotësohet kërkesë për përmbushjen e kushteve deri në datën 5 të muajit, për muajin paraprak përmes sistemit e-tatime. Në afat prej 3 ditëve DAP-i e konfirmon kompletimin e kërkesës. Në vazhdim, vijon plotësimi i formularit MPIN në fushën 3.23 vendoset shifra 619 (nëse shfrytëzohet vetëm kjo masë) ose shifra 621 (nëse shfrytëzohet në të njëjtën kohë edhe masa e subvencionimit të kontributeve për rritjen e pagave). Deri në datën 13-të të muajit, punëdhënësi në llogarinë e tij të transaksionit merr pagesën e mbështetjes financiare. Deri në datën 15-të të muajit duhet të paguhet paga për muajin paraprak – tha ajo.
Angellovska theksoi se punëdhënësi i cili e shfrytëzon masën duhet ta mbajë numrin e njëjtë të të punësuarve deri në muajin korrik të vitit 2020 (llogaritur në raport të muajit për të cilin ka marrë mbështetje financiare) që është lehtësim i kushtit me ndryshim të rregullores prej 4 në 2 muaj. Në lidhje me mjetet e shfrytëzuara, punëdhënësi i cili e shfrytëzon masën, nëse nuk e realizon fitimin për vitin 2020, nuk i kthen mjetet e mara përmes masës së shtetit. Për punëdhënësit tjerë, kthimi është limituar deri në vlerën prej 50% të fitimit para tatimimit të rritur për shpenzimet e tatimuara.
– Me limitin e tillë dhe sigurinë e rezultateve financiare të pritura, për pjesën më të madhe të kompanive, kjo do të jetë një mbështetje financiare e pakthyeshme në tërësi ose në pjesë të caktuar. Për më tepër, jemi në negociata me Bankën Botërore për mbështetjen e kësaj mase, përkatësisht financimin e gjysmës së vlerës së parashikuar për masën e kredisë përmes bankës. Kjo do të thotë edhe mbështetje teknike nga Banka Botërore për zbatimin e masës. Gjatë këtyre negociatave, shqyrtojmë edhe mundësinë eventuale për lehtësimin e mekanizmit për kthimin e mjeteve të kompanive që do të realizojnë fitim pas krizës, me vendosjen e kritereve të caktuara. Së shpejti do të kemi rezultate konkrete dhe do të informojmë edhe për këtë – tha Angellovska.
Ajo theksoi se për të gjitha informacionet lidhur me masën, qëndrojnë në dispozicion koll qendra e Qeverisë, Ministria e Financave si dhe DAP-i.