13 nëntor 2019, Shkup – Sektori privat është gjenerator i rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe prandaj Qeveria mbete e përkushtuar për krijimin e politikave të duhura në përgjigjje të sfidave kryesore me të cilar përballet sktori privat. Këtë e theksoi Nina Angellovska gjatë prezantimit të Propozim buxhetit për vitin 2020 dhe theksoi se përmes masës për subvencionim të kontributeve, masat për mbështetjen e ndërrmarjeve dhe masat për punësim do të injektojnë 6.7 miliardë denarë në sektorin privat vitin e ardhshëm.

– Për masën për subvencionim të kontributeve të pagave për ato kompani që do t’i rrisin pagat nga 600 deri në 6000 denarë janë siguruar 2.4 miliardë denarë. Kjo masë, jo vetëm që adreson problemin e tërheqjes, mbajtjes dhe motivimit të kuadrove cilësore, por ajo është dizejnuar në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme, sepse kontributet për pagat e ngritura do të destinohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në fonde – tha Angellovska.

Ministrja e Financave theksoi se 3 miliardë denarë janë ndarë për rritjen e konkurrencës në sektorin privat, përmes masave për investime të reja, masave për mbështetjen e eksportit dhe pushtimin e tregjeve të reja, mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, inovacionin, zhvillimin teknologjik dhe hulumtimin si dhe investimet e huaja në zonat zhvillimore teknologjike industriale.

Angellovska tha se bizneset do të mbështeten edhe përmes politikave aktive për punësim në vlerë prej 1.3 miliardë denarë, sepse mundëson riedukim të kuadrit për t’i përmbushur nevojat e sektorit privat.

-Në drejtim të mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është edhe rritja e pragut të TVSH-së i cili nga 1 janari do të jetë 2 milionë denarë. Me anë të kësaj do të zvogëlohet barra administrative edhe për tatimpaguesit edhe për administratën tatimore me ç’rast do lirohen kapacitetet për adresim të ekonomisë gri si sfidë e vërtetë për rritjen ekonomike – tha Angellovska.

Ministrja e Financave tha se në drejtim të shtytjes së rritjes ekonomike janë shpenzimet kapitale për vitin 2020 janë projektuar në nivel prej 23.6 miliardë denarë. Projeksioni është ndërmjet projeksionit fillestar të këtij viti dhe ribalancit, ndërsa në përputhje me realizimin e deritanishëm dhe kapaciteteve të shfrytëzuesve buxhetorë.

Me anë të kësaj, dëshirojmë të tregojmë një diskurs ndryshe, të planifikimit të investimeve kapitale. Në këtë drejtim, dy javë më parë, Ministria e Financave doli me një vegël të re për transparencë përmes monitorimit për realizimin e shpenzimeve kapitale. Ju ftoj që ta vizitoni së paku një herë në muaj dhe të jepni kontributin tuaj për një realizim më të mirë – tha Angellovska.

Përndryshe, të ardhurat në Propozim buxhetin për vitin 2020 janë projektuar në 222 miliardë e 300 milionë denarë (3 miliardë e 615 milionë euro), që paraqet rritje prej 5.6% krahasuar me këtë vit. Tek ana e shpenzimeve të buxhetit është planifikuar rritje prej 5% në krahasim me vitin e kaluar me çka shpenzimet e përgjithshme arrijnë 239 miliardë e 700 milionë denarë,  (3 miliardë e 898 milionë euro).

Deficiti buxhetor për vitin 2020 është parashikuar në nivel prej 2,3% të BPV-së, që është më i ulët se niveli në vitin 2019, konform me Strategjinë fiskale 2020-2022 dhe rekomandimet e të gjitha organizatave ndërkombëtare.

Deficiti është ulur edhe në nivel apsolut për 160 milionë denarë dhe arrin 17 miliardë e 385 milionë denarë.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.