17 maj 2020, Shkup – Me pakon e tretë të masave e cila përbëhet prej ndihmës së drejtpërdrejtë për qytetarët, ekonominë, bujqësinë, si dhe mirënjohje për punëtorët e shëndetësisë për luftën kundër Covid-19, Qeveria tregon se mendon për të gjithë, se ka qëllime të përcaktuara qartë që do të ndihmojnë zhvillimin e ri të ekonomisë konkurruese maqedonase dhe do të ndihmojë sektorin privat të jetë akoma më i mirë dhe madje edhe më konkurrues në periudhën pas koronës. Këtë e theksoi ministrja e Financave, Nina Angellovska duke iu përgjigjur pyetjeve në konferencën për shtyp gjatë prezantimit të pakos së re të masave.
Angellovska theksoi se për herë të parë do të prezantohet një skemë e garancisë shtetërore përmes Bankës Zhvillimore e cila është vendosur në shumë vende evropiane dhe më së fundmi edhe në Sërbi dhe Shqipëri, me qëllim të përmirësimit të qasjes në kapital për një numër më të madh të ndërmarrjeve pavarësisht madhësisë së tyre.
-Çdo masë është dizajnuar nga baza reale dhe nevojat e ekonomisë, sektorit privat dhe kjo masë do synojë që ta lehtësojë qasjen e mjeteve financiare të sektorit privat, me çka ato do të kenë mundësinë ta ndajnë rrezikun, përkatësisht shteti të ndërmarre një pjesë të rrezikut. Cfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që garancia e shtetit me mbulim prej rreth 50% në Bankën Zhvillimore do të duhej të ketë kapital fillestar prej 10 milionë euro, me të cilat do të bashkëgarantohej vlera prej mbi 65 milionë euro.
Pra, qëllimi është që kompanitë të cilat e kanë më të vështirë të arrijnë deri te mjetet, deri te kreditë që do ju nevojiten për periudhën pas rimëkëmbjes duke e bërë shtetin të marrë një pjesë të rrezikut, me qëllim që ata më lehtë të mund të vijnë deri te mjetet e nevojshme për rritje të konkurrencës dhe për investimet për përmirësim të likuiditetit – tha Angellovska.
Me ribalancin, për programin e Qeverisë Covid janë dedikuar 25 milionë euro dhe një pjesë e tyre do të destinohen edhe për garancinë shtetërore dhe jo vetëm për kompanitë e vogla dhe të mesme, por për të gjitha kompanitë që do të kenë nevojë për mjete dhe për rritjen e konkurrencës, t’i ripërtërijnë lidhjet me tregjet të cilat ndoshta i kanë humbur.
Të tre shtyllat e masave përbëhen prej mbështetjes për qytetarët dhe konsumin e brendshëm, ekonominë dhe konkurrencën e saj, si dhe bujqësinë si një nga degët kryesore në vend. Në shtyllën e parë parashikohen masa për kartelë pagesore vendore për kategoritë e prekshme dhe familjet me të ardhura më të ulëta prej 9.000 denarë, nxitje të turizmit vendor me vauçerë prej 6.000 denarë gjithashtu kartelë pagesore prej 50 euro për personat me të ardhura më të ulëta, vauçerë për të rinjtë deri në 29 vjeç për shkathtësi TI, gjithashtu kartelë pagesore vendore prej 50 euro, shpërblim për punonëtorët e shëndetësisë nga njësitë e sëmundjeve infektive, kompensim për punëtorët që humbën vendin e punës për shkak të krizës së koronës dhe fundjavë maqedonase të blerjeve pa TVSH.
Për shtyllën e dytë të masave për të ndihmuar ekonominë, janë paraparë masa për kredi pa interes me 30% grant, skema e garancisë shtetërore përmes Bankës Zhvillimore, mbështetje financiare për sektorin privat, ekonominë dhe industrinë, masa për modernizimin dhe tregjet e reja, program për biznesin dhe shërbimet zhvillimore, instrument për rregullim dhe modernizim të shpejtë, bashkëfinancimin e ngjarjeve dhe konferencave me 50% mbështetje shtetërore deri në 30.000 denarë. Sa i përket shtyllës së bujqësisë është paraparë mbështetje të sektorit agrar përmes Bankës Zhvillimore, kartelave pagesore për furnizim të karburantit dhe mekanizim, mbështetje për ristrukturimin e prodhimeve të reja në përpunimin e rrushit, mundësimin e bashkëpunimit të sektorit publik dhe privat përmes modelimit të partneriteteve publike-private në sektorin e duhanit dhe vreshtarisë, reformë me qëllim të përdorimit më efikas të kullotave, konsolidim të tokës bujqësore – mundësi e re për rritje të konkurrencës, financim të mikro subjekteve bujqësore dhe modernizim të bujqësisë.