22 prill 2020, Shkup (MIA) – Rritja e akcizës së karburanteve është masë e përkohshme që do të zbatohet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe shtatë muaj më vonë. Vlera e akcizës do të kushtëzohet nga çmimi i naftës në bursat botërore. Resprektivisht, në gjendje të jashtëzakonshme të akcizës aktuale do të paguhen tre denarë shtesë, dy denarë ose zero denarë sipas lëvizjeve të çmimit të naftës në bursat e huaja, tha ministrja e Financave Nina Angellovska, në një intervistë për MIA-n.

Potencoi se nuk planifikohet rritje e detyrimeve të tjera dhe se të ardhurat në Buxhet nga fillimi i muajit prill deri në mes të muajit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë më të ulëta për 20.7 përqind, ndërsa tek tatimet dhe kontributet për 20.1 përqind. Realizimi, thotë, në muajin prill është në kuadër të së parës nga tre skenarët, përkatësisht më të favorshmin.

Për rritjen e ekonomisë këtë vit, thekson se në Ministrinë e Financave po monitorohet situata, përpilohen projeksionet e reja, të cilat, siç tha ajo, sipas vlerësimeve preliminare fillestare janë në drejtim të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Angellovska tha se ka filluar procedura për lëshimin e euroobligacionit, i cili, siç tha ajo, pritet të finalizohet në fund të muajit maj.

Cili është qëllimi i rritjes së akcizës, a ka lidhje me skenarët e buxhetit dhe a do të ketë rritje të disa detyrimeve ose tatimeve të tjera?

– Kjo është rritje e përkohshme dhe e kushtëzuar e akcizës për karburantet në vend me tre denarë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe shtatë muaj më pas. Kjo është masë antikrizë edhe në rast të rritjes së çmimit të naftës, akciza do të ulet ose kthehet në nivelin paraprak.

Vlera e akcizës do të kushtëzohet nga çmimi i naftës në bursat botërore. Pëkatësisht, në gjendjen e jashtëzakonshme të akcizës aktuale, do të paguhen tre denarë shtesë, dy denarë apo 0 denarë sipas lëvizjeve të çmimit të naftës në bursat e huaja. Sipas rregullores, në rast se çmimi i naftës është nën 400 dollarë për ton, çmimi mesatar i bursës së kotacionit „Mediterranean cargoes FOB (Italy)“, siç është tani, atëherë tre denarë shtesë do të llogariten të akcizës ekzistuese. Nëse çmimi është prej 400 në 600 dollarë për ton, do të llogariten dy denarë rritje të akcizës. Nëse çmimi kthehet përsëri në nivelin prej mbi 600 dollarë për ton, siç ishte në fillim të vitit, atëherë nuk do të llogaritet rritja e akcizës, përkatësisht do të jetë 0 denarë.

Praktikisht, kjo do të thotë që nëse çmimi me pakicë i karburanteve rritet për 10 denarë, akciza bazë do të llogaritet si rritje për dy denarë. Nëse çmimi me pakicë i karburanteve rritet për mbi 20 denarë, akciza do të kthehet si më parë, përkatësisht do të llogaritet shtesë 0 denarë.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një rritje të përkohshme, e cila kushtëzohet nga çmimi i naftës në bursat botërore, kjo nuk do të ketë implikime të çmimeve. Nga fillimi i vitit, çmimi i shitjes me pakicë është ulur për 20 denarë dhe sipas zhvillimeve botërore është akoma në rënie. Gjithashtu, duhet të merret parasysh karakteri i përkohshëm dhe i kushtëzuar i akcizës për çmimin e naftës në bursat botërore. Resprektivisht, nëse ajo rritet, akciza do të ulet.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursat botërore, shkoi negativisht, përkatësisht një ditë më parë prodhuesit e naftës u paguan 30 dollarë për fuçi blerësve për të marrë sasitë, kur oferta është disa herë më e lartë se kërkesa. Prodhuesit, thjesht nuk kanë ku ta deponojnë naftën e prodhuar, por duke pasur parasysh që shumica e fluturimeve janë të anuluara, lëvizja nëpër botë është e kufizuar, kërkesa e naftës do të mbetet e ulët në periudhën e ardhëshme, do të mbetet e vogël, dukshëm më e vogël se oferta.

Qëllimi i kësaj mase është të zvogëlohen efektet në Buxhetin e konsumit të zvogëluar të naftës dhe nga ulja e çmimit të saj. Në vitin 2019 në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut janë arkëtuar 240 milionë euro në bazë të akcizës së diselit, benzinës pa plumb dhe karburantit ekstra të lehtë. Sipas skenarëve të projektuar, pas fillimit të krizës, në nivel vjetor, rënia e të ardhurave në bazë të akcizës nga këto derivate të naftës në nivel dukshëm të ulur të konsumit do të ishte 12 përqind krahasuar me vitin 2019 ose rreth 30 milionë euro me çmimin bazë të akcizës. Me rritjen e kushtëzuar të akcizave për tre denarë, kjo rënie do të kompensohej dhe do të arrinte nivelin e njejtë do nga viti 2019, në kushte nëse çmimet e ulëta të derivateve të naftës mbeten deri në fund të vitit. Sa pjesë do të kompensohet, sigurisht varet nga lëvizja e çmimeve, siç thashë.

Përndryshe, vendi ynë, deri tani ka çmimet bindshëm më të ulëta të derivateve të naftës në rajon. Kështu, nëse çmimi i benzinës eurosuper pa plumb më datë 20 prill në vend, ishte 48 denarë për litër, në Serbi ishte 73.23 denarë për litër, në Kosovë 74.6 denarë për litër, në Shqipëri 82.46 denarë, në Greqi 85.54 denarë. Do të thotë se, këto janë çmime që janë mbi 50, 60, madje dhe 70 përqind më të larta se tek ne. në Sa i përket mjedisin tone, vetëm Bullgaria ka çmim që është më e përafërta me vendin tonë dhe është 57.85 denarë për litër ose afërsisht 10 denarë më shumë për litër sesa në vendin tonë.

E njejta ndodh edhe me eurodiselin. Nëse tek ne është 45 denarë për litër, në Kosovë është 72.62 denarë, në Greqi 73.23, Serbi 78.16 denarë, Shqipëri 82.46 denarë. Sa i përket mjedisit, më afër çmimit tonë është Bullgaria me 60.92 denarë për litër ose për një të tretën më shumë në raport me çmimin tek ne. Ne kemi akcizë bindshëm më të ulët të eurodiselit prej të gjitha vendeve, ndërsa së bashku me Bosnjën dhe Kosovën kemi akcizat më të ulëta të eurosuperit.

Në lidhje me detyrimet e tjera, nuk planifikohet rritje e detyrimeve. Do të përmend edhe një herë se kjo është masë e përkohshme dhe e kushtëzuar – përkatësisht nëse çmimi fillon të rritet, akciza do të kthehet si më parë.

A kishte vërejtje se pse nuk barazohet akciza me atë ekstra të lehtën dhe deri kur do të zbatohet kjo masë?

– Rritja e kushtëzuar dhe e përkohshme e akcizës është masë antikrizë e cila duhet ndikojë që të mos ketë rënie të pakontrolluar të të ardhurave mbi këtë bazë, për shkak të rënies së konsumit dhe rënies së çmimit të naftës. Zgjidhja me tre denarë rritje të barabartë është propozuar për të gjitha derivatet, me të vetmin ndryshim që tek karburanti ekstra i lehtë, nuk kushtëzohet nga çmimi, përkatësisht rritja mbetet pavarësisht të lëvizjes, që është në të vërtetë një hap drejt adresimit të çështjes së karburantit ekstra të lehtë.

Kjo nuk do të thotë se nuk po punojmë për një zgjidhje të përhershme për karburant ekstra të lehtë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Drejtorinë Doganore, jemi duke punuar për një zgjidhje të propozuar që do të jetë e qëndrueshme dhe sistemike. Sigurisht që zgjidhja për këtë çështje është në interes të mjedisit jetësor dhe ndotje më të vogël. Gjithsesi, siç thashë, jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe rritja e kushtëzuar e akcizës me tre denarë për derivatet e naftës është në formën e masës antikrizë në kushtet kur ajo mundësi është e hapur për shkak të rënies së madhe të çmimit të naftës dhe në këtë drejtim edhe të interest të kompensimit për zvogëlimin e të ardhurave në bazë të akcizës së derivateve të naftës, si rezultat i zvogëlimit të kërkesës.

Pra, këto janë dy çështje të ndryshme dhe kështu duhet t’i trajtojmë dhe t’i qasemi.

Për karburantin ekstra të lehtë, qasja nuk është masë antikrizë, por një zgjidhje sistematike dhe afatgjatë që përfshin analiza të shumta, koordinim dhe marrëveshje të të gjitha aspekteve, me qëllim që të sillen vendimet e duhura që do të zgjidhin këtë çështje në planin afatgjatë.

Institucionet ndërkombëtare dolën me projeksione për vitin aktual dhe rënien e parashikuar të BPV-së. Më e reja është nga FMN-ja e cila parashikon një rënie prej katër përqind në ekonominë maqedonase, por parashikon rritje prej 7 përqind për vitin e ardhshëm. Në MF, ju njoftuat se bëhen analiza të projeksioneve për rritjen. A janë tashmë gati dhe se çfarë tregojnë ato?

– Kriza shëndetësore ekonomike që po i ndodh botës tani është kriza më e madhe se Depresioni i Madh e këtej. Nuk ka vende që do të kursehen. Pothuajse të gjitha projeksionet për rezultatet ekonomike shënohen me shenjën minus. Është projektuar që BPV-ja botërore të bjerë për 3 përqind, Bashkimi Evropian për 7.1 përqind, me atë që tek ekonomia gjermane parashikohet rënie për 7% gjithashtu. Për ekonominë maqedonase, Fondi Monetar Ndërkombëtar po projekton rezultat negativ prej 4 përqind. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, kjo është ndër dështimet më të vogla në rajon – për Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Shqipërinë parashikohet rënie prej 5 përqind, për Malin e Zi dhe Kroacinë prej 9 përqind.

 Rritje më e lartë parashikohet për vitin 2021, kur BPV-ja botërore pritet të rritet për 5.8 përqind dhe ajo evropiane për 4.8 përqind. Në rajon, gjithashtu, projeksioni është se shumica e ekonomive do të rriten me më shumë se 5 përqind, si Serbia me 7.5 përqind, Republika e Maqedonisë së Veriut me 7 përqind, Bullgaria me 6 përqind, Kosova me 7.5, Shqipëria me 8, përveç Kroacisë për të cilën u projektua rritje prej 4.9 përqind dhe Bosnja dhe Hercegovina prej 3.5 përqind.

Në Ministrinë e Financave po monitorohet situata, përgatiten projeksionet e reja, të cilat sipas vlerësimeve preliminare fillestare janë në përputhje me projeksionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kontraksioni më i madhe pritet në tremujorin e dytë, pastaj dukshëm më e ulët në të tretin dhe tashmë stabilizues dhe rezultatin pozitiv në të katërtin. Resprektividht, pritet të shënohet rënie e cila do të jetë pak më e butë se mjedisi, falë bazave të shëndosha makroekonomike, ndërsa më tej do të vijojë rritje më e lartë vitin e ardhshëm për kthimin e ekonomisë maqedonase në trajektoren pozitive. Masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë për amortizimin e goditjes nga kriza ekonomike, të cilat janë në lloj të lirimeve tatimore, injeksione të likuiditetit dhe masa të buta për mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve, do të kontribuojnë në përmirësimin e rezultatit ekonomik dhe rimëkëmbje më të shpejtë, njëkohësisht.

Së fundi keni publikuar tre skenarë për trajtimin e pasojave të virusit korona në ekonomi. Muaji i parë i tremujorit të dytë tashmë ka mbaruar, në të cilin pritet edhe goditja më e madhe. Sipas të dhënave të deritanishme që i keni në dispozicion, cili nga këto skenarë do të ndodhte?

– Muaji prill dhe maji janë muajt në të cilët pritet goditja më e madhe, përkatësisht rezultatet më të dobëta sa i përket arkëtimit të të ardhurave, sipas aktivitetit ekonomik të ngadalësuar. Cila është situata tani? Nëse krahasohet periudha nga fillimi i muajit prill deri në mes të prillit, me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, arkëtimi i të ardhurave të përgjithshme është më e ulët për 20.7 përqind, ndërsa tek tatimet dhe kontributet për 20.1 përqind arkëtim më të vogël. Realizimi në muajin prill është në kuadër të së parës nga tre skenarët, përkatësisht atë më të favorshmin, edhe pse kryesisht projeksionet për realizimin e të ardhurave në tre skenarët janë të ngjashëm duke pasur parasysh që tek të gjithë parashikohet që goditja më e madhe do të jetë në tremujorin e dytë. A do të ndodh skenari më i favoshmëm, apo skenari i mesëm, varet kryesisht nga ajo që ndodh pas muajit prill, përkatësisht nga ajo që ndodh në tremujorin e tretë, periudha e rimëkëmbjes – sa shpejt gjërat do të kthehen në gjendjen normale. Për këtë qëllim, do të krijohen edhe masa të reja, do të ndërmerren aktivitete të reja me qëllim që ekonomia të kthehet shpejt në drejtimin drejt rritjes.

Si janë të ardhurat në Buxhet?

-Nga fillimi i vitit deri në mes të muajit prill, rënia e të ardhurave të përgjithshme është 3.1 përqind në krahasim me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë, me rënie prej 6.9 përqind të të ardhurave tatimore dhe rritje kumulative të kontributeve prej 10.4 përqind.

Ana e shpenzimeve përsëri është brenda projeksioneve, por janë bërë rishpërndarje të rëndësishme midis shfrytëzuesve të buxhetit dhe shkurtimit të mjeteve tek pothuajse të gjithë shfrytëzuesit buxhetor. Në drejtim të racionalizimit të mjeteve janë shkurtuar pagat e zyrtarëve, shpenzimet për furnizim të mallrave dhe shërbimeve si dhe shpenzimet kapitale dhe shpenzimet e tjera që nuk janë në funksion të luftës kundër Covid-19. Mjetet nga këto shkurtime do të drejtohen në paketën e parë dhe të dytë të masave për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët që përballen me pasojat e krizës shëndetësore ekonomike.

Për financimin e nevojave të deficitit dhe likuiditetit janë marrë 176 milionë euro janë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Gjatë muajit të ardhshëm pritet të merren mbi 140 milionë euro përmes Bankës Botërore, si dhe mjete nga fondet e Bashkimit Evropian për kapërcimin e krizës. Javën e kaluar, dërguam një kërkesë zyrtare formale për shfrytëzimin e instrumentit të stabilitetit makrofinanciar të BE-së.

Sot, Komisioni Evropian, zyrtarisht kumtoi lajmin për paketën e stabilitetit makrofinanciar prej 3 miliardë eurove, ndërsa sipas analizës preliminare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të vendosen në dispozicion 160 milionë euro. Gjithashtu, kemi filluar procedurën për lëshimin e euroobligacionit e cila pritet të finalizohet në fund të muajit maj.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.