2 korrik 2020, Shkup – Arkëtimi i të ardhurave në muajin qershor është dukshëm më mirë nga parashikimet, që tregon se rihapja e ekonomisë do të bëhet më shpejtë nga pritshmëritë. Për muajin qershor, arkëtimi i të ardhurave në krahasim me vitin e kaluar është më i ulët për 9,6%, që paraqet përmirësim në raport me dy muajt paraprak. Poashtu ka tejkalim të detyrimeve të caktuara për përqindje të larta në krahasim me vitin e kaluar, siç janë tatimi i të ardhurave personale dhe kontributet. Këtë sot e theksoi ministrja e Financave, Nina Angellovska në një nga konferencat e rregullta për shtyp lidhur me realizimin mujor të Buxhetit, të cilat me qëllim të transparencës së lartë mbahen që nga fillimi i krizës të shkaktuar nga COVID-19.
Në periudhën janar-qershor, të ardhurat e përgjithshme të buxhetit janë realizuar në nivel prej 44% nga rebalansi ose në vlerë prej 87,4 miliardë denarë. Kjo është për 9% më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përqindja e realizimit në raport me planin, është pothuajse e njejtë me vitin e kaluar, theksoi ministrja Angellovska, që tregon se është ruajtur dinamika e arkëtimit të të ardhurave.
– Duhet përmendur se realizimi i të ardhurave të përgjishme në muajin qershor është dukshëm më mirë nga pritshmëritë, më saktësisht realizimi i të ardhurave në muajin qershor është për 9,6% më i ulët në krahasim me muajin qershor të vitit të kaluar, ndërsa sa i përket skenarit ishim të përgatitur për realizim 20% më të ulët. Të ardhurat tatimore në gjysëmvjetorin e parë të vitit shënojnë ujle për 13% në nivel vjetor dhe janë 47.3 miliardë denarë. Vetëm në muajin qershor, sipas skenarit në lidhje me rebalansin, proeksionet pritej të kenë rënie mbi -20%, ndërsa rënia e realizuar është -14,4%. Ky është dallim pozitiv në vlerë rreth 700 mil. denarë. Pas rënies me 31% dhe 29% në muajin prill dhe maj, vërehet lëvizje pozitive dhe arktim i përmirësuar i tatimeve – tha Angellovska.
Ajo theksoi se si rezultat i masave të Qeverisë për mbështetjen e pagesës së pagave, ka lëvizje pozitive te të ardhurat nga tatimi i të ardhurave personale, ku vërehet rritje për 1.7% si dhe tek kontributet të cilat në mënyrë kumulative që nga fillimi i vitit shënojnë rritje për 8%.
Edhe te TVSH-ja kemi trend në rritje. Nëse gjatë muajit prill dhe maj rënia e TVSH-së ishte -43.5% dhe -33%, në muajin qershor shënon -7.5%. Normat negative bien në tremujorin e dytë.
Kthimi i TVSH-së, gjithashtu po realizohet pa pengesë dhe firmat marrin kthimin sipas dinamikës së rregullt. Në kushte të krizës, kthimi i TVSH-së në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2020 është më i lartë për 660 mil. denarë në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, apo 6% më shumë. Zbutja e rënies së të ardhurave nga TVSH-ja, mes tjerash është edhe rezultat i masave të realizuara për mbështetjen e konsumit personal, tha ministrja.
Pjesa e shpenzimeve gjatë gjysmëvjetorit të parë shënon rritje në nivel vjetor, në pjesën më të madhe si rezultat i masave të ndërmarra në luftën kundër krizës së shkaktuar nga COVID-19, tha ministrja e Financave, ashtu që shpenzimet e përgjithshme shënojnë 113 miliardë denarë, që është rritje prej 9.9% në nivel vjetor apo 10.2 miliardë denarë. Arsyetimi për rritjen e shpenzimeve ka të bëjë me pagesën e: pensioneve më të larta, ndihmës sociale, pagave si dhe mbështetjes për firmat dhe qytetarët e prekur nga kriza e shkaktuar nga COVID-19, në vlerë prej rreth 5.4 miliardë denarë ose 88 milionë euro. Deficiti i Buxhetit në gjysëmvjetorin e parë është realizuar në vlerë prej 25.9 miliardë apo 3.8% nga BPV-ja dhe është në harmonizim me projeksionet, gjegjësisht në harmonizim me dinamikën e planifikuar.
– Qëllimi i Ministrisë së Financave është të sigurojë realizim të vazhdueshëm të buxhetit, pa ndërprerje, në afate të caktuara ligjore – punonjësit të marrin paga, të rrezikuarit social në kohë të marrin kompensimet e tyre, firmat rregullisht të mbledhin arkëtimet e tyre nga shfrytëzuesit buxhetor, të mos ketë detyrimeve të mbetura, ndërsa kthimi i tatimit të bëhet në kohë. Këtu janë edhe masat për COVID-19, mbështetje të cilën shteti e jep për qytetarët dhe firmat, në harmonizim me mundësitë, nëpërmjet kartelës vendore pagesore, nëpërmjet subvencionimit të pagave dhe kontributeve, si dhe nëpërmjet shtyerjes së pagesës të detyrimeve tatimore. Mbetet detyrimi dhe përgjegjësia e shtetit që të sigurojë dhe ofrojë të mirat dhe shërbimet publike për të gjithë, sidomos tani, në këto kohëra të vështira, tha Angellovska.
Ministrja e Financave theksoi se pret që në tremujorin e tretë dhe të katërt të këtij viti, të ketë përmirësim gradual të ekonomisë së vendit, që do të mblshtetet nga realizimi i pakos së tretë të masave të dedikuara për gjallërimin e aktivitetit ekonomik.