22 shtator 2019, Shkup – Ministrja e Financave Nina Angelovska është zgjedhur si njëra nga shtatë femrat sipërmarrëse në botë si “Ambasadore femër për e-tregtinë” nga Kombet e Bashkuara. (KB) Në kuadër të Kuvendit gjeneral të 74 të Kombeve të Bashkuara, i cili mbahet nga data 23 deri më 26 shtator në Nju Jork, Angelovska do të promovohet si njëra nga femrat e para si “Ambasadore femër për e-tregtinë”. Bëhet fjalë për njohje të jashtëzakonshme dhe unike, të cilën KB e ndan për tregti, investime dhe zhvillim UNKTAD, në kuadër të iniciativës “E-tregti për të gjithë”.
“Ambasadoret femra për e-tregti” do t’u bashkohen liderëve botërore në rishikimin e rezultateve të deritanishme të zbatimit të agjendës 2030 për Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe do të diskutojnë për avancimin e kësaj axhende.
Nga iniciativa UNKTAD – “E-tregti për të gjithë”, theksojnë se “super shtatëshja” është zgjedhur me qëllim që gratë në të gjithë botën të nxiten dhe të inspirohen, të marrin iniciativa dhe ti shfrytëzojnë përparësitë nga ekonomia dixhitale që vazhdimisht është në zhvillim dixhital. “Për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe zvogëlimin e varfërisë në vendet në zhvillim është e nevojshme që të shfrytëzohet ndikimi pozitiv i teknologjisë dixhitale në kombinim me fuqinë transformuese të sipërmarrjes tek gratë”, thuhet në deklaratën e UNKTAD.
Përveç ministres Angellovska, e cila këtë mirënjohje e merr si bashkë-themeluese e Grouper.mk, platforma e parë dixhitale për e-tregti të këtij lloji në Republikën e Maqedonisë së Veriut, “ambasadore tjera të e-tregtisë” të zgjedhura janë: Ksiaofei Jao nga Kina, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Rogrand, Klaudia de Heredia nga Meksika, bashkë-themeluese dhe drejtoreshë operative e Kichnik, Helianti Hilman nga Indonezia, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Javara, Nazanin Daneshvar nga Irani, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Takhfifan dhe Klaris Iribagica nga Ruanda, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e DM.HeHe.
Për disa vite kontributi dhe puna e Angelovskës janë njohur në të gjjithë botën. Ndër mirënjohjet më të rëndësishme është ajo e Forbs që e rëndit në listën e 30 liderëve të rinjë më të suksesshëm dhe inspirues nën 30 vjeç në Evropë në kategorinë “Shitje me pakicë dhe e-tregti”. Angelovska është përfaqësuesja e vetme nga Evropa e cila ka fituar njohje nga UNKTAD këtë vit.
Përndryshe, iniciativa e UNKTD-së – “E-tregti për të gjithë”, ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e politikave në dialogjet kombëtare dhe ndërkombëtare në drejtim të emancipimit dhe zhvillimit të aftësive të gjeneratës së ardhshme të grave sipërmarrëse. Kjo iniciativë është mbështetur nga qeveria hollandeze.