3 tetor 2019, Shkup – Institucionet financiare duhet të ndjekin ndryshimet që vijnë në mënyrë të pashmangshme. Tashmë flitet për Fintek dhe Inshurtek, për aplikimin e teknologjisë dixhitale në shërbimet financiare dhe të sigurimeve. Risitë e dekadës së ardhshme do të krijojnë një peizazh plotësisht të ri financiar. Konsumatorët të cilët janë të sigurtë në kërkesat e bazuara nga vlerat, inovacionet e ardhshme teknologjike, mënyrat e reja të punës dhe ndikimi i vazhdueshëm i kornizës rregullative mund të përcaktojnë një ekosistem financiar shumë më ndryshe nga sa shohim sot. Që të shfrytëzohen mundësitë që sjellin ndryshime, duhet të rritet besimi i publikut, të përmbushen sfidat strategjike dhe të kemi një vizion të qartë për rolin tuaj në sistemin financiar, tha ministrja e Financave Nina Angelovska në takimin e mëngjesit të shtatë të bankierëve dhe investitorëve të investimeve të Erstes, në Shkup.

Aktualisht, sistemi financiar e mbështet rritjen ekonomike të vendit përmes mbështetjes kreditore të kompanive dhe qytetarëve.

– Me zhvillimin e shpejtë të teknologjive dhe ekonominë dixhitale, roli i bankave po bëhet gjithnjë e më sfidues – jo vetëm që të gjejnë projekte me cilësi të lartë dhe t’i mbështesin ato, por edhe të luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e tregut, veçanërisht ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe qytetarëve dhe shfrytëzuesve të fundit   për shërbimet e tyre – theksoi Angelovska.

Ministria e Financave së bashku me Bankën popullore si rregullatorë duhet që të përqëndrohen vazhdimisht në përmirësimin e kornizës rregullatore. Kjo do të krijojë një mjedis që do të rris konkurrencën, duke mundësuar inovacion më të lartë dhe zgjidhje më të sofistikuar. Në përgaditje e sipër është Ligji i ri për shërbimet pagesore, në përputhje me direktivat e BE-së, për të cilin janë zhvilluar tre konsultime me palët e interesuara. 

Ministrja Angelovska gjithashtu iu referua përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë për mbështetjen e tregut të kapitalit dhe sigurimin e një mjedisi më tërheqës për investitorët.

-Në lidhje me tregun e kapitalit, më lejoni të theksoj se Ministria e Financave aktualisht po shqyrton iniciativën e Bursës së Maqedonisë dhe Komisionit të letrave me vlerë për shtyerjen e aplikimit dhe ndryshimet eventuale në lidhje me tatimin e të ardhurave personale në fitimet e realizuara kapitale. Njëkohësisht do të shqyrtojmë edhe kornizën kohore dhe mënyrën e tatueshmërisë me tatimin e të ardhurave personale të interesit të depozitave. Paralelisht me mbështetjen e rritjes dhe mbrojtjen e interesave të sektorit real dhe qytetarëve, përpjekjet tona do të përqendrohen në lehtësimin e zbatimit dhe mundësimin e proceseve efikase dhe efektive – tha Angelovska.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.