18 tetor 2019, Uashington – Me rreth 80 milionë euro Banka Evropiane e Investimeve (BEI)  do të hyjë në financimin e  Stacionit filtrues për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup. Nga kjo shumë rreth 10 milionë do të jenë grant mjete të EIB.  Me projektin do të ndërtohet edhe stacioni i operimit për trajtimin e ujërave të zeza, që do të shërbejë për 650.000 banorë nga qyteti i Shkupit.
 

Financimi i këtij projekti të madh të infrastrukturës, si dhe disa projekteve të tjera të ardhshme, u diskutuan në takimin nga delegacioni i udhëhequr nga ministrja e Financave Nina Angelovska dhe guvernatorja e Bankës popullore Anita Angelovska-Bezoska dhe nënkryetari i BEI, Endri MekDauel gjatë kohës së takimeve vjetore të grupacionit të Bankës Botërore (BB)  dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN),  mbajtur në Uashington.

Ministrja e Financave Angelovska theksoi se BEI është një partner i përkushtuar në zhvillimin e vendit, me një portofol aktual të investimeve prej 185 milionë euro në sektorin publik. Ajo theksoi se BEI investon në projekte që përshpejtojnë rritjen ekonomike në vend, përmes mbështjes së sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe duke investuar në projekte të mëdha infrastrukturore.

Vlera e përgjithshme e Projektit të ndërtimit të Stacionit filtrues në Shkup është 136 milionë euro, ku pjesa tjetër do të sigurohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Marrëveshjet me institucionet financiare ndërkombëtare për financimin e Stacionit filtrues për trajtim të ujërave të zeza në Shkup pritet të nënshkruhen deri në fund të vitit.

Në takim u diskutua edhe për miratimin e 50 milionë eurove shtesë për Projektin e “Furnizimi me ujë dhe largimi i ujërave të zeza në komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si rezultat i zbatimit të suksesshëm të projektit aktual, vlera e të cilit është 50 milionë euro.

EIB gjithashtu shprehu gatishmërinë për të financuar aksin e tretë të linjës hekurudhore të Korridorit VIII, resprektivisht nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair. Aksi është 23.4 kilometra i gjatë, dhe në financimin e tij përveç BEI do të marrë pjesë edhe BERZH, dhe gjithashtu do të shfrytëzohen mjete nga IPA fondet.

MekDauel shprehu kënaqësi për realizimin e linjës së kredisë prej 100 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, nga të cilat deri më tani janë tërhequr 44 milionë euro në kushte të volitshme.

 

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.