10 tetor 2019, Shkup – Ministria e Financave është përfshirë në aktivitetet për rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Me fjalimin e ministres së Financave dhe ligjërimin e dr. Svetllana Temelkovsës, radiologe specialiste në Institutin e radiologjisë dhe kryetare e Shoqatës së radiologjisë së kancerit të gjirit, të punësuarit ishin frymëzuar që në mënyrë proaktive ta trajtojnë kancerin më të shpeshtë te gratë.
Ministrja e Financave Nina Angelovska tha se rasti për këtë ngjarje është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.
-Kur i lexova statistikat që rreth 80 përqind të pacientëve të diagnostikuar me kancer të gjirit nuk kanë histori familjare u frikësova, sepse të gjithë mendojmë se më shumë gjasa kemi që tа trashëgojmë sëmundjen nëse kemi një rast të tillë në familje. Të gjithë mendojmë se sëmundja është e largët, derisa nuk na ndodh neve. Dhe kur kjo të ndodhë, gjithçka tjetër bëhet e parëndësishme – tha Angelovska.
Në betejën tonë të përditshme me jetën e shpejtë, duke u përpjekur që njërën sekondë ta shfrytëzojmë si dy dhe duke ti përgjigjemi të gjitha sfidave, harrojmë shëndetin, thеksoi Angelovska dhe më pas shtangemi kur zbulojmë se diçka ka ndodhur me të afërmin tonë, por edhe venitet për disa ditë.
– Mesazhi kryesor që unë do të doja të përcjella është se suksesi në çfarëdo qoftë, njëkohësisht еdhe për ruajtjen e shëndetit është vetë-disipilina. Në këtë rast, vetë-disiplinimi nënkupton vetë-kontrollim, i cili zgjat vetëm dy minuta. Do të dëshiroја të fillonim nga ne, sepse jemi institucion femëror, të jemi proaktivë si në vetë-kontrollimet ashtu edhe në kontrollimet tek mjeku. Mund tа ngrejmë ndërgjegjësimin dhe dua që ne si institucion të jemi shembull. Nëse secili prej nesh këtu u tregon tre mikeve se si bëhet vetë-kontrollimi dhe çfarë kemi dëgjuar sot, secila nga ne do të ketë një ndikim në ngritjen e ndërgjegjësimit. “Kam harruar” dhe “nuk kam kohë” nuk janë justifikime, sepse përveç detyrimeve ndaj të tjerëve ne të gjithë kemi edhe detyrime ndaj vetvetes – tha ministrja Angelovska.
Dr. Temelkovska, duke theksuar se organizimi i ligjëratave profesionale për kancerin e gjirit është një metodë tipike evropiane për kujdesin shëndetësor të të punësuarve, theksoi se si radiolog, jo vetëm muaji tetor duhet të jetë muaj për ngritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me kancerin e gjirit, por edhe edukimi i sëmundjes të bëhet aktivitet i përhershëm.
– Gruaja duhet të bëjë vetë-kontrollime mujore dhe pas moshës 40 vjeç të bëj kontrolle të rregullta çdo dy vjet. Për gratë me një histori familjare të sëmundjes, rekomandimi është një herë në vit kontroll, pas moshës 35 vjеë. Për çdo ndryshim të ri të gjirit që mund të vëreni, duhet të konsultoheni me një mjek. Mos u frikësoni, kanceri i gjirit, shërohet – theksoi ajo.