Export – Import Bank of China (EXIM)

E themeluar në vitin 1994, Banka kineze për Eksport-Import është në pronësi të plotë të qeverisë kineze. Selia e bankës është në Pekin. Ka më shumë se 20 degë afarise në Kinë, një degë në Paris, Francë dhe dy përfaqësi një në Afrikën jugore dhe lindore dhe tjetra në Shën Petersburg, Rusi. Qëllimi i Bankës është lehtësimi i eksportit dhe importit të produkteve mekanike dhe elektronike kineze duke ofruar pajisje të reja dhe produkte të teknologjisë së lartë. Në këtë mënyrë, banka ndihmon kompanitë kineze në lidhjen e marrëveshjeve për zbatimin e projekteve dhe  njëkohësisht promovon bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar dhe tregtinë. Më shumë informacion gjeni në  www.eximbank.gov.cn.

Bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës kineze për Eksport-Import bëhet përmes realizimit të projekteve: “Ndërtimi i autostradës Milladinovc – Shtip”, vlera e përgjithshme e të cilit është 213.7 milionë USD dhe “Ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër”, në vlerë të përgjithshme prej 684.7 USD.

 Banco Bilbao Vizcaya Argentaria (BBVA)

Banka spanjolle Banco Bilbao Vizcaya Argentaria (BBVA) është një grup financiar global që  ofron një gamë të gjerë të shërbimeve financiare dhe jofinanciare për klientët e tij individualë të korporatave. BBVA ekziston në tregun spanjoll për mbi 150 vjet dhe ka zgjeruar veprimtarinë e saj në Amerikën e Jugut, Meksikë, SHBA, Kinë dhe Turqi.

Më shumë informacion gjeni në www.bbva.com.

Instituto de Credit Oficial (ICO) 

Instituto de Credit Oficial (ICO) nga Spanja u themelua në vitin 1971 dhe është një institucion financiar shtetëror i mbështetur nga Ministria e ekonomisë dhe financave të  Spanjës. Më shumë informacion gjeni në www.ico.es.

Në  lidhje me bashkëpunimin me Spanjën, Republika e Maqedonisë së Veriut në maj të vitit 2002 siguroi hua në vlerë prej 9.8 milionë euro përmes ICO dhe BBVA për  hidrosistemin “Lisiçe”.

Depfa Investment Bank Limited (Depfa Investment Bank Plc)

Depfa Bank Plc, Irlandë është pjesë e Hypo Real Estate Group nga Gjermania. Grupacioni është identifikuar si bankë e specializuar për punë me pronës të patundshme dhe financa publike. Shumicën e  aktiviteteve i ka të përqendruara në Gjermani dhe Evropë dhe varësisht nga fusha e caktuar aktivizohet edhe në tregjet e tjera ndërkombëtare.

Depfa Bank Plc u themelua sipas ligjieve irlandeze, me rrjet të degëve dhe përfaqesive ndërkombëtare. Që nga muaji tetor i vitit 2007, kapitali i saj është 100% në pronësi të Hypo Real Estate Group nga Gjermania. Më shumë informacion gjeni në www.depfa.com.

Bashkëpunimi midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe bankës DEPFA është përmes realizimit të Projektit HEC “Shën. Petka” vlera e përgjithshme e të cilit është 57.437.621 euro, nga të cilat 41.037.62 euro janë kredi nga Depfa Bank Plc, Irlandë (ish Depfa Investment Bank Limited nga Nikozia, Qipro). Projekti konsistonte në ndërtimin e një dige harkore në lartësi prej 69 metra, me të gjitha objektet shoqëruese dhe një ndërtesë të makinerisë me pajisje të përshtatshme dhe kapacitet të instaluar prej 36.4 MW.

Cassa Depositi e Prestiti (ish ARTIGIANCASSA S.p.A)

Cassa Depositi e Prestiti është një institucion kombëtar promovues italian që ka mbështetur ekonominë që nga viti 1850.

Cassa Depositi e Prestiti është kompani amë e grupacionit CDP, shoqëri aksionare me 80.1% të pronësisë së qeverisë italiane, 18.4% të pronësisë së grupacionit të bankave dhe 1.5% të aksioneve të veta.

Cassa Depositi e Prestiti merr pjesë me financim në sektorin e administratës publike, financim të investimeve dhe promovim të zgjerimit të pronës së patundshme, si dhe financim të ndërtimit të banesave sociale.

Ky grupacion ndihmon në eksportin e bizneseve sipas të gjitha madhësive, me investim të mjeteve, si partner afatgjatë i kompanive përkatëse intaliane.

Më shumë informacion gjeni në www.cdp.it.

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.