Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) www.ebrd.com u themelua në vitin 1991 me seli në Londër me qëllim të financimit të projekteve strukturore në vendet ishsocialiste të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke mbështetur tranzicionin e tyre drejt ekonomisë së tregut dhe ngritjen e shoqërive demokratike.
Aktualisht, BERZH-i konsiderohet si një nga investitorët më të mëdhenj në rajon, duke tërhequr investime të huaja direkte si rezultat i financimit të saj. Banka është në pronësi të vendeve të saj anëtare, përkatësisht 65 vende, ndër të cilat edhe Republika e Maqedonisë së Veriut dhe 2 institucione ndërqeveritare (http://www.ebrd.com/pages/about/who/shareholders.shtml). Kapitali i Bankës sigurohet nga vendet anëtare të saj. Sidoqoftë, edhe përveç faktit që vendet anëtare veprojnë si aksionerë, BERZH-i investon jo vetëm në sektorin publik por edhe në sektorin privat.
BERZH-i siguron financim për bankat, industritë dhe bizneset, përkatësisht financimin e investimeve të reja dhe investimeve në kompanitë ekzistuese. Përveç kësaj, BERZH-i punon me ndërmarrje që janë në pronësi shtetërore, përkatësisht ndihmon privatizimin e tyre, ristrukturimin dhe përmirësimin e shërbimeve komunale. Mandati i BERZH-it shihet qartë se Banka punon me vendet e përkushtuara ndaj parimeve demokratike. BERZH-i gjithashtu thekson politikën e mbrojtjes së mjedisit jetësor e cila është pjesë e të gjitha investimeve të BERZH-it.
BERZH-i është aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nga viti 1993 dhe është një nga investitorët më të mëdhenj në vend. Bashkëpunimi i BERZH-it me Republikën e Maqedonisë së Veriut zhvillohet në kuadër të sektorëve prioritare dhe qëllimeve të përcaktuara në Strategjinë për bashkëpunim tëBERZH-t me Republikën e Maqedonisë së Veriut 2019-2024, e cila u miratua më datë 28.05.2019 nga Bordi Drejtues i BERZH-it. Strategjia përqendrohet në 3 fushat e mëposhtme:
- Mbështetja e konkurrencës duke përmirësuar zinxhirët e vlerave, duke përmirësuar aftësitë e fuqisë punëtore dhe duke forcuar menaxhimin;
- Forcimi i integrimit rajonal, “lidhja e butë” dhe mbështetja e afrimit drejt BE-së; dhe
- Mbështetja e tranzicionit në një “ekonomi të gjelbër” përmes përzierjes së qëndrueshme energjetike dhe efikasitetit më të madh të burimeve.
Projektet rrjedhëse të financuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim