Banka Evropiane e Investimeve (BEI) ) www.eib.org është një institucion financiar jofitimprurës i Bashkimit Evropian (BE), me seli në Luksemburg е themeluar në vitin 1958 me Traktatin e Romës. Detyra e saj kryesore është të kontribuojë ndrejt integrimit, zhvillimit të ekuilibruar dhe kohezionit social dhe ekonomik të vendeve anëtare të BE-së. Misioni i BEI është avanimi i politikave dhe qëllimeve të zhvillimit të BE-së, duke siguruar financim afatgjatë për projekte specifike të investimeve kapitale. Si institucion i BE-së, BEI mbështet politikat e saj duke financuar investime të qëndrueshme publike dhe private.
Anëtarët e BEI janë 28 vendet anëtare të BE-së, ndërsa organet drejtuese të saj janë Bordi i guvernatorëve, Bordi Drejtues Bordi i revizorëve.
Duke filluar nga viti 1963, BEI, në përputhje me politikën evropiane për bashkëpunim dhe ndihmë në zhvillim aprovon hua edhe për vendet që nuk janë anëtare të BE-së. Përveç kësaj, Komuniteti Evropian i jep BEI garanci për humbjet që rezultojn nga huatë ose garancitë e dhëna për projekte jashtë Bashkimit Evropian, në mënyrë që të stimulojë aktivitetet e BEI jashtë BE-së, veçanërisht në vendet që dëshirojnë të bëhen anëtare të plotëfuqishme të BE-së, pa prishur rejtingun kreditor të BEI.
Me nënshkrimin e Protokollit 3 mbi bashkëpunimin financiar të Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Komunitetit Evropian në vitin 1997, BEI për herë të parë filloi t’i jep hua Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bashkëpunimi u përforcua në muajin prill të vitit 2008 me nënshkrimin e Marrëveshjes kornizë me BEI për rregullimin e aktiviteteve të BEI në Republikën e Maqedonisë së Veriut e cila hapi mundësi të reja për zbatimin e projekteve në fushat që janë thelbësore për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Aktivitetet e BEI përqendrohen kryesisht në katër fusha prioritare:
– Inovacione dhe aftësi;
– Qasja në financa për ndërmarrjet e vogla;
– Infrastrukturë;
-Mjedis jetësor dhe ndryshime klimatike.
Projektet rrjedhëse të financuara nga Banka Evropiane e Investimeve