Fondi Monetar Ndërkombëtar – FMN-ja (www.imf.org) është institucion financiar ndërkombëtar i krijuar për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar, për të ruajtur stabilitetin devizor, për të përmirësuar rritjen ekonomike dhe nivelin e lartë të punësimit dhe për të siguruar mbështetje të përkohshme financiare për vendet anëtare,  në mënyrë që të lehtësohet rregullimi i bilancit të pagesave.

E themeluar në vitin 1945, FMN-ja tani ka 189 vende anëtare që punojnë në bashkëpunimin financiar global, stabilitetin e sigurtë financiar, lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare, promovimin e punësimit dhe rritjen ekonomike, si dhe uljen e korrupsionit.

FMN-ja vepron sëbashku me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për të krijuar një sistem të qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare.

FMN-ja ka drejtor i cili është gjithashtu kryetari i Bordit drejtues. Ai zgjidhet nga anëtarët e Bordit drejtues me mandat prej 5 vjetësh. Bordi drejtues përbëhet nga 24 anëtarë dhe secili prej tyre përfaqëson një vend ose një grup vendesh.

Pesë qëllimet kryesore të FMN-së janë:

  • Promovimi i bashkëpunimit monetar ndërkombëtar;
  • Lehtësimi i zgjerimit dhe rritjes së ekuilibruar të tregtisë ndërkombëtare;
  • Promovimi i stabilitetit devizor
  • Ndihmë në krijimin e sistemit multilateral të pagesave
  • Sigurimi i burimeve për anëtarët që kanë vështirësi gjatë pagesave.

Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar që nga 14 dhjetori i vitit 1992.

Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për trashëgiminë ligjore të Republikës së Maqedonisë për аnëtarësim në Fondin Monetar Ndërkombëtar, e publikuar në “Gazetën Zyrtare të RM-së”, nr. 52/2009;

Ligji për rregullimin e detyrimeve të Republikës së Maqedonisë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi bazën e shfrytëzimit të mjeteve nga alokimi kumulativ neto i përgjithshëm dhe special i të drejtave speciale të tërheqjes  të miratuara me rezolutën e Bordit të guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar nr. 64-3 dhe nr. 52-4, e publikuar në “Gazetën Zyrtare të RM-së”, nr. 118/2010;

Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për trashëgiminë ligjore të Republikës së Maqedonisë e antarësimit në Fondin Monetar Ndërkombëtar, e publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, nr. 118/2010.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.