Agjencia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JICA) www.jica.go.jp është institucion i pavarur administrativ e cila është përgjegjëse për zbatimin e  Ndihmes zyrtare të zhvillimit (ODA) të Qeverisë së Japonisë.

Ajo siguron mbështetje për vendet në zhvillim në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik dhe promovon bashkëpunimin ndërkombëtar.

Agjencia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JICA) u themelua në vitin 1974 si organizatë qeveritare nën kompetencat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë. Më datë 1 tetor të vitit 2008, me vendim të Qeverisë së Japonisë u krijua bashkëpunimi midis Agjencisë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JICA) dhe Sektorit për bashkëpunim të jashtëm ekonomik të bankës japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar të (JBIC).

Agjencia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JICA) është përgjegjëse për zbatimin e kategorive të mëposhtme ndihma zyrtare për zhvillim:

– huatë bilaterale;

-ndihma bilaterale me mjete të pakthyeshme;

-ndihma bilaterale – bashkëpunim teknik

Huatë bilaterale  japoneze, të njohura si hua JEN u jepen në mënyrë të drejtpërdrejt qeverive ose agjencive qeveritare në vendet në zhvillim dhe përqendrohen në zhvillimin e infrastrukturës ekonomike dhe sociale, rrugëve, digave, infrastrukturën e komunikimit dhe zhvillimin e bujqësisë, por në vitet e fundit mund të shfrytëzohen edhe si kredi mallrash me qëllim të përmirësimit të bilancit të pagesave.

Në vitin 2003, Banka japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JBIC) iaprovoi hua jen Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 9.6 miliardë jen (71.7 milionë euro) me kushte të favorshme financiare. Huaja ishte dedikuar për ndërtimin e hidrosistemit “Zletovicë”, më konkretisht digë me objekte shoqëruese  dhe objekte  për furnizim me ujë (Faza e I-rë). Kjo fazë e projektit u realizua me sukses dhe diga e Knezhevës u vendos në përdorim më datë 26 janar të vitit 2013.

Ndihma bialterale me mjete të pakthyeshme (Grant Aid) është dedikuar për  vendet në zhvillim pa pasur detyrim për shlyerjen e saj. Qëllimi i kësaj ndihme është të inkurajojë zhvillimin ekonomik dhe social, përmes sigurimit të objekteve dhe pajisjeve. Kjo lloj ndihme i jep përparësi projekteve që plotësojnë nevojat themelore të njeriut.

Ndihma teknike japoneze paraqet transferimin e teknologjisë, e orientuar drejt mbështetjes së informacionit dhe shërbimit, e cila synon mundësimin e zhvillimit institucional të vendeve në zhvillim. Agjencia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JICA) ofron ndihmë më gjithëpërfshirëse teknike të financuar plotësisht mbi bazën e grantit: përgatitjen e Studimit të fizibilitetit, Ndihmën e posaçme për përgatitjen e projektit (për përmirësimin e Studimit të fizibilitetit ose për përmirësimin e Studimit për ndikim ndaj mjedisit jetësor)  dhe dokumente të tjera.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.