Bashkëpunimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me RF të Gjermanisë daton që nga viti 1992 dhe përqendrohet para së gjithash në fushën e furnizimit me ujë dhe asgjësimin e ujërave të zeza, ujitjen, mbrojtjen e mjedisit të njerëzve, avancimin e sipërmarrjes private, efikasitetin e energjisë dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe demokratizimin e shoqërisë civile.

Bashkëpunimi financiar si pjesë e bashkëpunimit bilateral të zhvillimit me Qeverinë e RF të Gjermanisë zbatohet nga KfW banka për Zhvillim (www.kfw.de) me mbështetjen e Ambasadës së RF të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndërsa bashkëpunimi teknik zbatohet kryesisht nga Shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ (www.giz.de).

Banka për Zhvillim  KfW është pjesë e Grupacionit KfW Bankengruppe i cili është përgjegjës për bashkëpunimin financiar me vendet në zhvillim. Ajo siguron kapital afatgjatë dhe inkurajon investime në infrastrukturë, sisteme financiare dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Misioni i Bankës për Zhvillim të KfW në Republikën e Maqedonisë së Veriut është promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm, mbështja e procesit të tranzicionit dhe mbështja e pranimit në BE.

KfW ofron mbështetje në sektorët e mëposhtëm: sigurim të shërbimeve të sigurta komunale dhe me cilësi të lartë, furnizim me ujë, ujërat e zeza dhe mbetjet e ngurta, mbrojtja e natyrës dhe mjedisit jetësor, efikasiteti i energjisë dhe energjitë e ripërtëritshme dhe promovim të vendeve të reja të punës përmes zhvillimit të sektorit privat.

Pjesa më e madhe e punës së GIZ është e autorizuar nga Ministria gjermane për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillim të RF të Gjermanisë. GIZ gjithashtu punon edhe në emër të ministrive të tjera gjermane dhe bashkëpunon me qeveritë e vendeve të tjera, si dhe me Komisionin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Bankën Botërore.

GIZ dërgon ekspertë të cilët ofrojnë bashkëpunim këshillëdhënës për institucionet qeveritare maqedonase në reformën e politikës tatimore, zhvillimin rajonal dhe komunal të ekonomisë ose promovimin e eksportit. Përveç kësaj, GIZ bashkëpunon me Qendrën për migrim dhe zhvillim ndërkombëtar, përmes së cilës ata dërgojnë në mënyrë shtesë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekspertë dhe udhëheqës të kualifikuar të cilët transferojnë njohuritë dhe përvojën e tyre në formën e shërbimeve konsultative.

 

Projektet e financuara nga Banka e Kredive për Rindërtim

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.