28 nëntor 2019, Shkup – Mjetet për zhvillimin e barabartë rajonal me Propozim buxhetin e vitit 2020 janë ndarë në raport me vitin 2016, tha zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi në televizionin Alsat-M. Ajo theksoi se përmes strategjisë afatgjate krijohet program për zhvillimin e barabartë  rajonal si dhe se Agjencia zvicerane për zhvillim ka përgaditur softuer i cili i targeton projektet të cilat janë planifikuar në të gjitha ministritë në përputhje me zhvillimin rajonal.

– Momentalisht, 560 milionë denarë janë paraparë për vitin 2020 që tregon 100% më shumë mjete sesa ishin në periudhën e vitit 2016. Nuk janë vetëm këto mjete që janë për zhvillim të barabartë rajonal, prandaj mendoj se koncepti i zhvillimit të barabartë rajonal në përgjithësi nuk shihet vetëm në këto dy institucione ose në këto zëra buxhetor, por kemi edhe pozicione të zhvillimit rajonal, të cilat janë në të gjitha ministritë resoriale, si në Ministrinë e transportit, për investime në infrastrukturë në pjesën e gazifikimit, në disa pjesë të hekurudhave ose në disa drejtime rrugore, mandej kemi edhe projekte të  ndryshme infrastrukturore që janë jashtë buxhetit të cilët janë pjesë pëbërëse e programit të Ndërmarrjes për rrugë shtetërore.

Koncepti për parashikimin e zhvillimit të barabartë rajonal duhet të ripërcaktohet duke ditur se strategjia për zhvillimin rajonal e miraton Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ky është një dokument afatgjatë prej 10 vjetësh, pas tij krijohet një program për zhvillimin barabartë rajonal i cili është për një periudhë 5 vjeçare dhe pastaj vijojnë programet rajonale të planifikuara. Besoj se, që strategjia të përgaditet ashtu siç duhet, sa i përket konceptit duhet të përfshihen të gjithë personat apo sektori i biznesit.

Aktualisht, duke shfrytëzuar këtë format që kemi në buxhet për vitin e ardhshëm ne së bashku me Agjencinë zvicerane për zhvillim, përmes zyrës së zëvendëskryeministrit për Çështje ekonomike punohet në lidhje me këtë softuer me anë të së cilit targetohen të gjitha projektet e planifikuara në të gjitha ministritë pasi kemi edhe ndërtimin e shkollave, rikonstruimin e rrugëve, ndërtimin hekurudhor,  këto nuk janë pjesë e Byrosë për zhvillim të barabartë rajonal – tha Elezi.

Ajo theksoi se ekonomia është në gjendje të mirë dhe se gjatë krijimit të buxhetit për vitin 2020 u morrën parasysh rezultatet makroekonomike të tetë tremujorëve të fundit.

Nëse i shihni të gjitha idikatorët të tetë tremujorëve të mëparshëm, kemi një rritje në të gjitha aspektet, investime të huaja direkte shënuan rritje mesatare prej 771 milionë euro, të cilët për shembull në tremujorët 2015-2017 ka rritje me një mesatare prej 451. Gjithashtu, kemi rritje në industri gjatë tetë tremujorëve mbi 8,8%, gjithashtu përveç rritjes ekonomike që përmendëm, do të shihni se në pjesën e deficitit buxhetor kemi ulje të financimit sa i përket deficitit buxhetor, gjë që tregon se kemi rritje të të ardhurave që mbulojnë shpenzimet në buxhetin vijues – tha Elezi.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Comments are closed.