16 maj 2020, Shkup – Agjencitë kreditore Fiç dhe Standard & Purs e konfirmuan edhe njëherë rejtingun e kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Fiç” e vlerësoi vendin me BB +, por tani me pikëpamje negative për shkak të pandemisë globale, ndërsa “Standard & Purs” me BB – me pikëpamje të qëndrueshme.

Të dy agjencitë kreditore, si rezultat i krizës nga Covid-19 dhe projeksionet për ngadalësimin e ekonomisë globale, parashikojnë tkurrje të rezultatit ekonomik në vitin 2020 dhe rimëkëmbje, përkatësisht rritje në vitin 2021, me atë që Fiç parasheh rënie prej -4.2% për vitin 2020 dhe 5.1% rritje në vitin 2021, ndërsa “Standard dhe Purs” parasheh rënie prej -5% në vitin 2020 dhe rritje prej 3.8% në vitin 2021.

Agjencitë kreditore i notuan masat e ndërmarra nga Qeveria për ruajtjen e vendeve të punës, mbështetjen e industrive më të goditura, si dhe masat e buta rregullatore. Siç thuhet në të dy raportet, masat do të kontribuojnë në rritjen e deficitit buxhetor dhe do të ndikojnë në rritjen e borxhit shtetëror i cili sipas vlerësimeve të agjencive kreditore do të afrohet për 50%. Së bashku me rimëkëmbjen e ekonomisë parashihet edhe zvogëlimi dhe stabilizimi i deficitit buxhetor.

Agjencitë kreditore e vlerësojnë sektorin bankar si të qëndrueshëm, si dhe valutën vendore e cila ka kurs fiks me euron.

Të dy agjencitë vlerësojnë pozitivisht dritën e gjelbër nga Bashkimi Evropian si fillim të negociatave të cilat së bashku me zbatimin e reformave mund të kontribuojnë në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin e ekonomisë.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.