Instrumenti për ndihmën e paraanëtarësimit

Njësia për IPA dhe NPAA

Njësia për IPA dhe NPAA kryen aktivitetet që kanë të bëjnë me: koordinimin e aktiviteteve në lidhje me implementimin teknik, monitorimin dhe raportimin për projektet e IPA-s nga Programet nacionale IPA TAIB që menaxhohen përmes sistemit të decentralizuar të menaxhimit të IPA-s (IPA – DIS) dhe aktiviteteve tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e IPA – DIS, bazuar në Marrëveshjen operative të nënshkruar midis Ministrisë së Financave dhe zyrtarit të autorizuar të Programit (PAO) dhe “Udhëzimeve të NAO për zbatimin efikas të DIS”; koordinimin e aktiviteteve në lidhje me programimin e mjeteve IPA dhe menaxhimin e projekteve IPA për nënsektorin e menaxhimit me financat publike. Përveç kësaj, njësia bën përgatitje, monitorim dhe raportim për implementimin e Programit për reforma në menaxhimin me financat publike / planet vjetore akcionale dhe dokumente tjera strategjike që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e IPA mjeteve për nënsektorin e menaxhimit me financat publike; siguron mbështetje profesionale administrative në funksionimin e grupit punues të sektorit për menaxhim me financat publike dhe Këshillin për menaxhim me financat publike; koordinon përgatitjet dhe monitoron zbatimin e masave dhe aktiviteteve të Programit nacional për miratimin e së drejtës së BE-së (NPAA) dhe aktiviteteve të tjera në lidhje me procesin e integrimit evropian të cilat janë nën kompetencën e Ministrisë së Financave.

Projektet e Ministrisë së Financave të financuara nga IPA TAIB (IPA 1)

 IPA TAIB viti 2009

Në kuadër të Programit nacional për IPA komponentin 1 – TAIB për vitin 2009, Ministria e Financave paraqitet si shfrytëzuese e projekteve të mëposhtme:

  • “Projekti për përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Financave për analizën makroekonomike dhe formulimin e politikave. Në mbështetje të këtij projekti tuining u sigurua ndihmë teknike përmes “Projektit për instalimin dhe aftësimin e aplikacionit për bazën e të dhënave për analiza statistikore”.
  • “Projekti për mbështetjen e CAO/NAO për fazën e vlerësimit para-akreditues për akreditimin nacional të masës 501 – masa teknike e programit IPARD”.
  • “Projekti për ndihmë teknike të Koordinatorit nacional për autorizim / Fondi nacional për përforcimin e rolit të supervizionit në sistemet për menaxhim dhe kontroll të strukturave operative për të gjithë komponentet e IPA-s”.
  • “Furnizimi me mobilje dhe paisje për zyrë për Ministrinë e  Financave dhe Sekretariatin për çështje evropiane” me qëllim të përforcimit të kapaciteteve teknike të këtyre dy institucioneve.

IPA TAIB viti 2010

Në kuadër të Programit nacional për IPA komponentin 1 – TAIB për vitin 2010, Ministria e Financave paraqitet si shfrytëzuese e projektit vijues:

  • “Projekti për harmonizimin e mëtejshëm me legjislacionin e BE-së në fushën e lëvizjës së kapitalit, pagesave dhe shërbimeve financiare – tregu i letrave me vlerë dhe shërbimet e investimeve”.

IPA TAIB viti 2011

Në kuadër të Programit nacional për IPA komponentin 1 – TAIB për vitin 2011, Ministria e Financave paraqitet si shfrytëzuese e projekteve vijuese:

  • “Përforcimi i buxhetimit afatmesëm për menaxhim efektiv me financat publike”.
  •  “Zhvillimi i propozimeve për zbatimin e sistemit bashkëkohor të integruar informativ për menaxhim me financat publike”.
  • “Përforcimi i funksioneve,  sigurimi i cilësisë dhe verifikimi i shpenzimeve në Sektorin  CFSD-së në Ministrinë e Financave si organ kontraktues për programet e financuara nga komponentet 1, 3 dhe 4 të IPA-s”.

IPA TAIB viti 2012

Në kuadër të Programit nacional për IPA komponentin 1 – TAIB për vitin 2012, Ministria e Financave paraqitet si shfrytëzuese e projekteve të mëposhtme:

  • “Projekti për përforcimin e kapaciteteve për menaxhim dhe revizion efektiv mе mjetet е BE-së.
  • “Projekti për harmonizimin e mëtejshëm me legjislacionin e BE-së në fushën e së drejtës tatimore”.
  • “Projekti për harmonizimin e mëtejshëm me BE-në në fushën e sigurimeve dhe rritjes së punës së tregut.
  • “Zbatimi i Vlerësimit të shpenzimeve publike dhe përgjegjësia financiare – PEFA 2015”.
  • “Furnizimi me pajisje të llojeve të ndryshme, pajisje për zyrë dhe automjete të organeve kompetente për menaxhimin dhe revizionin e mjeteve të BE-së”.

Projektet e Ministrisë së Financave të financuara nga IPA 2018 (IPA 2)

Projektet e Ministrisë së Financave nga IPA viti 2018, ndihma për nënsektorin e menaxhimit me financat publike zbatohen përmes sistemit të menaxhimit të drejtpërdrejtë të IPA mjeteve nga delegacioni i BE-së.

Ministria e Financave paraqitet si shfrytezuese e projekteve të mëposhtme nga IPA viti  2018:

Projekti tuining “Përforcimi i funksioneve të planifikimit buxhetor, realizimit dhe kontrollit të brendshëm”. Për më shumë informacione rreth këtyre projekteve, vizitoni linkun vijues: https://www.finance.gov.mk/mk/node/8572

Projekti tuining “Përmirësimi i arkëtimit të të ardhurave, politikës  tatimore dhe doganore”. Për më shumë informacione rreth këtyre projekteve, vizitoni linkun vijues: https://www.finance.gov.mk/mk/node/8537

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.