14 gusht 2019, Shkup – Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendësministrja Shiret Elezi sot janë takuar me përfaqësues të disa institucioneve kombëtare në vend. Në takim është theksuar përkrahja e Qeverisë për avancimin e veprimtarisë shkencore-hulumtuese si imperativ për afirmimin e vlerave kulturore dhe kombëtare të shtetit.
Në takimin me udhëheqësit e Institutit për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov”, Institutit për literaturë maqedonase, Institutit për histori kombëtare, Institutit për folklor “Marko Cepenkov”, të gjithë nga Shkupi si dhe Institutit për kulturë të sllavishtes së vjetër nga Prilepi është biseduar për avancimin e kushteve për realizimin dhe progresin e punës shkencore-hulumtuese.
U potencua edhe rëndësia e përkrahjes së institucioneve në të gjitha segmentet vitale, si dhe përmirësimi i kushteve për punë shkencore dhe projekteve, rritje të kuadrit të arsimit të lartë, si dhe bashkëpunimit të tyre, përmes participimit të përbashkët në realizimin e projekteve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare.